O6.01.2014
PUNOI: LLAZAR SYZIU
PAS DYERVE TE MBYLLURA TE KLASAVE...!
Të marrësh përsipër për të analizuar procesin e edukimit, që kryhet gjatë orëve të mësimit, praktikisht është një detyrë e pamundur të realizohet në mënyrë të plotë. Kjo është e vështirë të realizohet, pavarësisht nga numri i fletëve që ke në dispozicion për këtë qëllim. Shumëllojshmëria e lëndëve me dije specifike nga njëra anë dhe natyrat e panumërta që shfaqin mësuesit në këtë proces nga ana tjetër, krijojnë një kolorit të pafund objektesh dhe subjektesh. Po t`i shtojmë kësaj individualitetet e gjalla dhe të pa përsëritëshme të nxënësve për t`i përthithur, apo pasqyruar refleksionet e veprimtarive, kuptohet lehtë niveli i optimizmit për t`ia dale mbanë kësaj përpjekje. Megjithatë , duke u mbështetur në filozofitë arsimore dhe teoritë kryesore mësimore, le të shpresojmë, se do të krijojmë opinione sa më të kthjellëta dhe dobiprurëse, për të gjithë aktorët në shkollë. Këto teori ndoshta nuk kënaqin oreksin e njerëzve, me zgjidhjet e dëshiruara për t`u realizuar, por lehtësojnë të kuptuarit dhe orjentojnë vëmendjen tone, për kryerjen me kujdes të këtij akti delikat.
Derën e klasës shpesh e mbyll mësuesi që beson filozofinë Bihejvioriste. Ai përqëndrohet së tepërmi në sjelljet që mund të vëzhgohen dhe maten me lehtësi. Ky mësues ka ``harruar,, sjelljet e nxënësve në orët e kaluara të mësimit. Për atë ka rëndësi, sjellja e re që prezantohet nga nxënësi. Reagimi stimulus i tij për klasën, është i ndryshëm, në varësi të moshës së nxënësve, traditës mësimore, objektivit që ai i ka vendosur vetes etj. Bihejvioristi kujdeset për një mjedis rrethues pune optimal, që të mos sjell shqetësime gjatë zhvillimit të mësimit. Nxënësi mund të gjendet në orën e mësimit para kërkesës : `` Detyrat e shtëpisë të hapura mbi tavolinë,, ose`` Shamitë dhe duart mbi tryezë ,, Klasifikimi që bënë ai për nxënësit, është i bazuar në zellin e tyre për të zbatuar kërkesën dhe cilësinë që shfaqet në mënyrë krahasuese midis tyre . Vlerësimet “Bravo,, apo “të lumtë,, janë shpërblime për përforcimin e sjelljes së dëshirueshme. Po ashtu edhe ndëshkimi me shprehjen : “turp të kesh” ka për qëllim të frenojë sjelljet neglizhuese ose të dëmshme . Në të njejtën mënyrë shpërblehet edhe një përgjigje e drejtë nga ana e nxënësit dhe dënohet një përgjigje e gabuar prej tij. Ky tip mësuesi përdor shpesh shumë ushtrime praktike për përforcimin e dijes shkollore që përfshihet në kurrikul. Me këtë mënyrë performance mësuesi ka mundësi të mëdha , që të sigurojë përgjigje reflektive dhe automatike të dëshiruara, por frenohet së tepërmi marrja e përgjegjsive vetiake nga nxënësit , që janë aq shumë të nevojshme për shkollimin e tyre. Përvetësimi i vlerave të tilla si : ``Bindja ndaj familjes , respektimi i autoritetit , të qënit racional , indentifikimi me shtetin dhe besnikëria ndaj kombit , luajtja e rolit tradicional në shoqëri , rezistenca psikologjike , besnik i qytetërimit , aftësia oratorike,, etj, bëhet në mënyrë mjaft të natyrshme. Me kalimin e kohës , për të marrë të njejtin rezultat mësuesi duhet të përforcojë efektet shpërblyese dhe ato ndëshkuese , duke përdorur si mjete , intonacionin e zërit , fjalët me njgjyrim emocional dhe sidomos procesin e vlerësimit me notë . Praktikimi i kësaj teorie filozofike tregon se diferencat midis nxënësve sa vjen dhe bëhen më të larta. Elementi gjithëpërfshirës realizohet me vështirësi në këto klasa. Me kalimin e kohës nxënësit ndahen në të paktën dy seksione, të aftët në njërën anë dhe të pa aftët në anan tjetër. Kështu nxënës që shquhen për inteligjencë gjuhësore shfaqen mirë në lëndët e shkencave shoqërore , por sforconhen në lëndët që kërkojnë veprimtari praktike, apo llogaritje. Nxënës të tjerë që shquhen për inteligjencë logjike-matematike , ndihen mirë në lëndët shkencore , por shfaqen të ngadalshëm në lëndët teorike. Por më të vështirët në këtë proces , janë nxënësit e ashtëquajtur “të lëvisshëm” .Zakonisht këta nxënës përjetojnë momentin , përvetësojnë më mirë kur prekin, ose përdorin materialin mësimor. Pra ndihen mirë vetëm në lëndët praktike. Në lëndët e tjera sigurojnë stanjacionin , të cilin e përjetojnë me emocione shqetësuese deri në stres ,pavarësisht se sa e shfaqin këtë së jashtmi . Shpesh ata pëçmojnë autoritetin në nivele të ndryshme , sillen keq , nuk tregojnë respekt për të rriturit dhe kundërshtojnë prindërit, apo mësuesit. Kjo vështirëson së tepërmi menaxhimin e klasës , dobëson reflektimin e veprimtarive shkollore dhe çorienton nxënësit e tjerë. Njohuritë psikologjike e ndihmojnë mësuesin bihejviorist në kërkimin dhe realizimin e metodave ,që i përshtaten më mirë moshës së fëmijës , por polarizimi i aftësive të nxënësve të tyre gjatë procesit edukativ, i zhvlerëson këto metoda, sado inteligjente që të jenë në shfaqjen e tyre.
-Kur mbyll derën e klasës mësuesi ekzistencialist mendon që nxënësve duhet t’u zhvillohen aftësitë sipërmarrëse dhe vendimmarrëse . Dhe për të siguruar këtë proces nxënësit duhet të kenë shumë liri. Ai ka besim se nxënësit janë në gjendje të interpretojnë realitetin në shumëllojshmërinë e tij dhe janë të aftë të veprojnë në situata reale. Ky tip mësuesi kërkon një mjedis real dhe sa më të natyrshëm , në mënyrë që të mos frenojë sjelljen e lirë të nxënësve, të mos turbullojë motivimin e tyre në proceset e orjentua së brëndshmi që ata realizojnë. Në këto orë mësimi nxënësve dendur u ndodh të gjenden përballë pyetjeve frontale si : “Kush prej jush ka njohuri për këtë dukuri ? ,, ose “Cili do të vijë i pari në mësim?,, Këto pyetje frontale, i çlirojnë nxënësit e klasës nga emocionet që shkakton komunikimi me mësuesin, për elementët e mësimit. Kjo, sepse inisiativa mbetet në dorë të atyre nxënësve që e njohin më mirë problemin në fjalë. Ndnjëherë, edhe më i komunikueshëm kur pyet: ``Çfarë opinioni keni për probleme , që i ndeshim dendur në komentet mediatike ?,, Përgjithësisht nuk imponon qëndrimin e tij ndaj dijeve të nxënësve, por nxit mendimet e ndryshme të tyre, me qëllim që ata vetë, t`i afrohen sa më shumë të vëtetës reale. Të mësuarit kritik dhe krijues, krijon baza të shëndosha në këtë proces. Ky mësues, beson që njohuritë e nxënësve, janë funksion i përvojave të tyre të mëparëshme dhe i besimeve që ata kanë. S` është çudi , që mësuesi, për temën e re, të komunikoj vetëm faqet e librit ku ndodhet dhe më tej, të kërkoj në orët e tjera, konkluzione të nxjerra nga vetë nxënësit, me gojë ose në formë eseje. Shpesh nxënësit ndiejnë gëzim, kur nuk janë të detyruar t`i nënshtrohen, qëndrimit mbyllur gjatë gjithë orës në klasë. Atëhere ky mësues që beson në teorinë konstruktiviste të të mësuarit, i lejon ata të dalin nga klasa, në këmbim të një pune në grup, ose individuale, në mënyrë të pavarur. Përforcimi i vlerave të tilla si: ``Autonomi në veprime, realizimi individual, vlerësimi i tjetrit, tolerimi i sjelljes ndryshe, performanca vetiake, vështrimi praktik i jetës, vlerësimi i suksesit individual, aftësitë integruese në shoqëri, sigurimi i kompetencës shoqërore,, etj, realizohet në mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme. Mësuesit me këto ide, vënë në dyshim rëndësinë e një plani të përgatitur prej tyre në mënyrë të përditëshme. Liria që kërkojnë të sigurojnë për veten e tyre në procesin e edukimit, shpesh vë në diskutim rolin e mësuesit në ushtrimin e detyrës, si një profesion me tipare plotësisht të përcaktuara. Përcaktimi i rolit kryesor, që ka dialogu në komunikimimin mësues-nxënës dhe nxënës-nxënës, gjatë veprimtarive e lehtëson zhvillimin e mësimit. Ky realitet që krijohet nga mentaliteti i mësuesit, siguron gjithëpërfshirje dhe klimë të shëndetëshme në klasë. Shumica e nxënësve nuk ndiejnë vështirësi, sepse mënyra e kontrollit është e tillë që, i lejon të shprehin lirshëm, njohuritë dhe aftësitë që ata kanë, pavarësisht nga shkalla e zotërimit të tyre. E meta që bie në sy,është se nxënës të tillë realizojnë me vështirësi veprimtari që kanë në bazën e tyre marrëveshjen dhe kompromisin. E metë tjetër është, se këta nxënës kanë propabilitet të vogël, që të zhvillohen në koherencë me kërkesat e kurrikulës, kështu që hasin probleme me testet e standardizuara. Etika e përjashtimit të një autoriteti të jashtëm, nuk siguron motivimin e duhur për një zhvillim të shpejtë dhe të plotë të personalitetit të këtyre nxënësve. Tendenca e mësuesve të tillë, për të shfrytëzuar ekskursionet, ose veprimtari të tjera, si mënyrë ballafaqimi me mjedisin real, shton dukuritë spontane, në edukimin e nxënësve, po ashtu edhe lirinë e zhvillimit të tyre së brendëshmi. Studimi i lëndëve humanitare, është mjet i fuqishëm, për përvetësimin e të menduarit kritik dhe krijues. Dhe së fundi, kjo mënyrë edukimi, ka shanse të pakta, që të shfrytëzoj përvojat e përparuara pararendëse dhe të kaluara, në rrugën e zhvillimit të personalitetit.
Sa herë që mbyll derën e klasës një mësues progresivist, është duke menduar për proceset mendore, që qëndrojnë pas sjelljes së nxënësve. Ai bënë përpjekje, që nxënësi të marrë njohuri dhe të fitoj shprehi, në përputhje me fazën e zhvillimit intelektual të tij. Ndryshe nuk funksionon procesi. Ai kujdeset për të siguruar një mjedis, me sa më shumë ide. Pyetjet nuk i bënë asnjëherë për të gjithë mësimin, por për çështje të veçanta të tij. Si përforcues në orën e mësimit nuk përdor ndëshkimin apo shpërblimin, por komentimin dhe informacionin rreth korrektësisë së përgjigjes së dhënë nga nxënësi, për dukuritë shkencore, apo shoqërore. Ndërveprimi i nxënësve në situatat shoqërore është tregues i zhvillimit konjitiv prandaj stimulohet nga ky mësues. Kështu, kur fëmijët veprojnë nën drejtimin e të rriturve ose në shoqërinë e bashkëmoshatarëve fitojnë aftësi më të qëndrueshme dhe më të mëdha, sesa kur qëndrojnë vetëm. Përvetësimi i vlerave të tilla si :” Balancimi i idealeve fizike , intelektuale , estetike dhe morale , kontrolli i akteve inpulsive , modest me seksualitetin, shmangia e agrisivitetit , vështrimi kompetent i çështjeve , vetveprimi si qytetar i mirë , të vlerësuarit në mënyrë sociale , të fituarit e besimit nga të tjerët , mënyra e përvetësimit të fakteve , përdorimi i forcës së shembullit personal , aftësi bashkëpunuese , respekti ndaj punës dhe produktivitetit , vlerësimi i suksesit kolektiv,, etj, bëhet në pajtueshmëri dhe koherencë sipas nevojave individuale , psikologjike apo sociale. Mësuesi progresivist i udhëhequr nga teoritë konjitive- sociale përdor si mjet të rëndësishëm punën e nxënësve në grup. Kjo do të ndihmojë nxënësin të modelojë sjelljen e tij në mënyrë të vetëdijëshme, duke vrojtuar sjelljen e nxënësve të tjerë. Po ashtu, kjo do të ndihmojë mësuesin gjatë aktiviteteve të larmishme të respektojë diferencat individuale të nxënësve. Kjo mënyrë mësimdhënie nxit besimin që nxënësi ka në aftësitë e tij , për të vepruar saktë në bazë të motivimit të tij. Analiza e perceptimeve vizuale apo dëgjimore e lejon këtë mësues të kuptojë mirë çfarë ndodh kur një nxënës ndjek veprimtarinë e mësuesit. Por mësuesi ekzistencialist e njeh më mirë nxënësin në kompleksitetin e tij edhe kur ky e ka bërë dalje dijen formale, që realizohet në shkollë. Kjo i lejon atij , të shmang më lehtë konfliktet dhe të sigurojë më mirë aktin e gjithëpërfshirjes në klasë.
Tiparet e mësuesëve që janë skalitur nga këto teori , nuk i gjejmë të pastra tek të gjithë edukatorët e brezit të ri. Vetë ata janë në proces zhvillimi dhe në periudha të ndryshme , përforcojnë tipare të ndryshme të shfaqes së tyre profesionale. Natyra e lëndës që zhvillojnë dhe cilësitë e karakterit të tyre, janë të rëndësishme për filozofinë arsimore që ata zgjedhin. Ata zgjedhin atë teori, që përshtatet më këndshëm dhe jep rezultate më të sigurta. Këto teori janë rezultat i përpunimit të praktikës profesionale të mësuesëve të djeshëm dhe të sotëm. Prandaj mësuesit në shkollat shqiptare , megjithëse mund të mos kenë njohje të plotë për këto teori filozofike të arsimit , praktikisht , duke ndjekur përvojën personale , realizojnë në mënyrë empirike , aspekte përputhëse me parimet e tyre. Ky empirizëm i pengon ata të vlerësojnë dhe të vetëvlerësohen, në mënyrë krahasuese me pritshmëri të qarta, për rezultatet e sotme dhe projektet për të ardhmen e edukimit. Jo rrallë mësuesit e realizojnë detyrën e tyre në mënyrë rutine, pa dëshirën e mjaftueshme për të siguruar një proces rezultativ. Në disa raste të tjera stresin dhe shqetësimet e jetës private ia përciellin pa të drejtë nxënësit, gjatë veprimtarive shkollore. Në rastet me tendenca të tilla të natyrave të ndryshme , nuk bëhet fjalë për aplikimin e filozofive arsimore por për prapavija të qarta të lindjes së konflikteve në shkollë. Në raste të tilla më efektiv do të shfaqej mjedisi i natyrshëm i edukimit në familje, se sa aktet që shformojnë realitetin në shkollë. Secila prej këtyre teorive shfaq anët e saj pozitive dhe dobësitë , por të gjitha teoritë bashkë, të ndihmojnë që të realizosh veprimtari edukuese, me horizont të gjerë dhe me pritshmëri më të lartë. Kjo është arsyeja që kur drejtuesit në arsim arrijë të realizojnë bashkëpunimin e aktorëve në shkollë , problemet që zgjidhin janë më të shumta dhe cilësia e zgjidhjes është më e lartë. Mësuesit, punën e të cilëve ata bashkërendojnë, përfaqësojnë një shumëllojshmëri idesh për gjendjen e shkollës sot dhe prespektivën e afërt dhe të largët të saj.
Hapja e shoqërisë shqiptare ndaj zhvillimeve të përparuara në botë , krijon premisa të sigurta , që edhe në vendin tonë të ketë përvoja më të shumta rezultative në arsim , ekonomi , qeverisje etj. Ky është detyrimi ynë si edukator , sepse njohuritë dhe mendimet e nxënësve sot do të kthehen në vendime dhe veprime në të ardhmen e afërt.
-
-
KUMTESA PER KONFERENCE www.webs.com24.05.2013 PREZANTOI: LLAZAR SYZIU TEMA Tradita dhe bashkëkohorja në arsim. Të përcjellësh idetë personale për arsimin në një konferencë me ndihmën e një kumtese është përgjegjësi. Për të realizuar këtë duket mjaft delikate përvoja 20-vjeçare e punës si mësues në arsimin parauniversitar. Prandaj referimi në punime të mëparëshme, mjaft serioze, krijon një siguri në realizimin e kësaj përgjegjësie. Punimi: �??Psikologji Edukimi�??�?? e përvojës amerikane në arsim , kur flitet për metodat të mësimdhënies, krijon mundësi të mira për koherencë dhe interferencë. Pse pikërisht punim psikologjik amerikan ? Sepse përfaqëson përvojën e një vendi të madh dhe histori arsimore të kultivuar më tepër se shqipëtarët dhe ajo që është më e rëndësishme, me diversitetin më të madh të kulturave në komunitetet që përmbledh. Bashkëjetesa në shoqërinë amerikane ka krijuar një krenari të tillë, sa që shumë njerëz në botë lënë vendin e tyre për Amerikën. Po ashtu edhe shqiptarët. Për të siguruar këto vlera bashkëjetese ka rolin e saj dhe shkolla Amerikane. Punimi: �??�??Didaktika�?? shqiptare e vitit 1986 , tregon përvojën tonë më të arrirë në arsim , para fillimit të ndryshimeve shoqërore . Pse pikërisht Didaktika? Sepse trajtimi i metodave të mësimdhënies është bërë objekt në debatet për arsimin në Shqipëri. Aq shumë rëndësi i kushtohet metodave të reja, sa që një nga arsyet e përcaktimit të mangësive në shkolla i delegohet aftësive të mësuesëve në përdorimin e metodave të reja të mësimdhënies. Por, nuk duhet të harrojmë se më e rëndësishme në mësimdhënie është përmbajtja. Pastaj vijnë metodat e ndryshme për shpalosjen e kësaj përmbajtje. Nuk duhet të harrojmë se metodat e reja mund të përforcojnë mësimdhënien nëqoftëse gërshetohen me arritjet e mëparshme. Zakonisht sot metodat e reja mund të merren nga përvoja e përparuar botërore. Kjo është pozitive. Dendur ndodh që këto metoda të emërtuara në gjuhë të huaj mbase kanë tingëllim tërheqës, por shpesh shoqërohen me mister, në produktin që mund të realizojnë. Shqipërimi i mirëfilltë i tyre do të siguronte zhveshjen e këtij misteri. Për arsimin flasin politikanët, pushtetarët, psikologët, filozofët, biznesmenët dhe njerëz të tjerë që e shohin nga jashtë zhvillimin e ngjarjeve në shkollë. Por për arsimin flasin edhe nxënësit, mësuesit, punonjës të administratës si dhe drejtuesit.Tek grupi i parë dëgjojmë më tepër opinione se sa fakte.Tek të dytët shfaqen fakte edhe kur nuk janë në gjendje të japin opinione të plota. Kjo krijon idenë e një lavjerrësi,që tundet vazhdimisht, për të siguruar qartësinë e opinioneve me fakte dhe ndriçimin e fakteve me opinione. Për shoqërinë, përgjithësisht, meqënëse ajo shumë gjera i shikon nga jashtë, shkolla është vendi ku brezi i ri merr njohuritë e domosdoshme për t�??u ingranuar me dinjitet në shumëllojshmërinë e veprimtarive shoqërore. Me të cilat ata do të ballafaqohen gjatë gjithë jetës. Edhe përkufizimet shkencore dhe akademike, përshkruajnë një vend të pajisur me mjete, bazë materiale dhe personel me njerëz të përgatitur për t�??i shërbyer brezit të ri. Këta janë përgatitur si mësues, punonjës shërbimi, drejtues etj... Pritshmëria shoqërore për përmbajtjen në shkollë është e lartë. Kështu një nxënësi që nuk sillet mirë në mjedise shoqërore shpesh i kujtojnë:�??Kështu të mëson shkolla ty ? �??Përmbajtja që pritet natyrshëm është pajisja me edukatën dhe kulturën e domosdoshme për bashkëjetesë shoqërore. Përfshirja në punë e nxënësit që ka përfunduar një cikël shkollor, ka vështirësitë e ingranimit nga rutina e mëparëshme, në përditësimin e sjelljeve të reja sipas kërkesave të prodhimit , apo shërbimit. Shpesh këta gjenden përballë pyetjes retorike: �??O po çfarë të ka mësuar shkolla ty?�??. Përmbajtja shtron kërkesën e shoqërisë , që një nxënës shkolle të jetë i pajisur me dijet e mjaftueshme, për t�??u përshtatur shpejt me çdo lloj procesi: prodhues, menaxhues, shërbyes, etj. Dikur dalja nga ciklet e specializuara të shkollimit, sinkronizohej me një vend pune të sigurt. Sot nuk ka vend pune të sigurt, por në mënyra të ndryshme gjendesh përballë menaxherit që të thotë shkurt: �??Di ta bësh këtë punë ? Bëje! Ndryshe hap krahun.�?? Përmbajtja, si tregues, se ashpërsia e konkurrencës në tregun e punës, kërkon shprehi dhe aftësi të domosdoshme, që duhet të fitohen që në shkollë. Aktivitetet në qytete të mëdha apo në zona rurale, fillojnë herët në mëngjes dhe përfundojnë vonë në mbrëmje. Prandaj gjithë aktiviteti shkollor shpaloset lehtë pëpara opinionit shoqëror. Shfaqen në fillim nxënës të veçantë nëpër rrugë drejt shkollës. Pak minuta , para se të filloj mësimi, derdhet drejt shkollës shumica e nxënësve. Të vonuarit ecin me nxitim. Deri këtu krijohet opinioni i fillimit të një procesi në vazhdimësi dhe të përditëshëm. Vërejtjet deri këtu i adresohen neglizhencës familiare. Për shembull kur vërejnë nxënës me vonesë, pa uniformën shkollore ose pa çantë. Por opinione shqetësuese fillojnë për shkollën kur vërehet që ka nxënës që nuk hyjë në shkollë por rrinë në oborr. Këto dukuri shtohen kur mungon rrethimi i shkollës , ose kur pranë territorit ka lokale shërbimi . Prania e njësive të vogla tregtare , për produkte që konsumojnë nxënësit gjatë pushimit pranohen moralisht nga opinioni . Por lokalet e shërbimit jo. Ato influencojnë në jetën parazitare të nxënësve. Këto mbulohen me tisin e paragjykimeve të ndërthurura me aktivitetet shkollore. Aktivitetet argëtuese të nxënësve, që nga festimi i ditëlindjeve, deri tek ekskursionet, paragjykohen kur dëmtojnë zbatimin e orarit mësimor. Gjithashtu sjellja e papërmbajtur gjatë këtyre festimeve ka të njejtin çmim nga opinioni shoqëror. Ngjarjet e rënda konfliktuale që ndodhin në shkollat tona , i japin shkas opinionit në komunitet, të hedhi baltë mbi përgjegjshmërinë e personelit të shkollës. Ndërsa rezultatet e dobëta të nxënësit në fund të vitit ose në provime i adresohen vetëm punës së dobët të mësuesit. Ky qëndrim dhe reflektim opinionesh e ka një pikë të dobët. Dhe kjo është pjesëmarrja e pakët e prindërve në shqetësimet dhe problemet e shkollës. Kjo ndodh si në shkollat shtetërore dhe në ato private. Mentaliteti shoqëror: �??Hë se atë punë ka mësuesi. Prandaj paguhet�??�?? e dëmton së tepërmi përgjegjshmërinë prindërore. Në fund të fundit, fëmija i mirë apo i keq , i ditur apo i paditur , nderin ose dëmin e parë do t ia krijojë më parë familjes dhe më pas shoqërisë. Por shkolla ka edhe një vizion që krijohet së brendëshmi prej aktorëve në jetën shkollore. Aktorë të parë janë nxënësit. Për moshën që kanë dhe sipas përvojës së fituar , ata realizojnë veprimtaritë e tyre . Shumë prej tyre janë të ndërgjegjshëm të paktën emocionalisht për nevojën e shkollës dhe të veprimtarive që ajo kërkon. Por shumë të tjerë vijnë në shkollë, për të qenë me shokët dhe shoqet, sepse jeta pa praninë e tyre do të ishte boshe dhe e pakuptimtë. Po ashtu aktorë të rëndësishëm në shkollë janë mësuesit, drejtuesit dhe personeli i shërbimit. Ndryshimet e mëdha në shoqërinë tonë kanë bërë që të rritet shkalla e diversitetit të mendimeve dhe veprimeve të këtij personeli në lidhje me atë se : �??Si duhet të funksionojë shkolla ?�??, �??�?�??është e drejtë dhe e gabuar?�??. Pra në përgjithësi një shumëllojshmëri pikëpamjesh për �??shkollën që ishte�?? dhe �??shkollën që është�??. Për të gjithë nxënësit dhe shumicën e personelit të mësuesve, jo vetëm, për kohën që angazhojnë , por edhe për shqetësimet emocionale dhe racionale që u shkakton shkolla, e konsiderojnë atë si vetë jeta. Ata janë të interesuar që shkolla e tyre të jetë e suksesshme , që dijet e marra të kenë vlerë dhe puna e tyre të vlerësohet si duhet. �?do mësues sot , sipas mënyrës së tij , bënë një radiografi të tillë , të shpejtë të kushteve dhe mentaliteteve shkollore dhe shoqërore. Pas kësaj ai përcakton shkallën e motivimit për punë. Mësuesit, si për nga mosha dhe përvoja , ashtu edhe nga ana e njohurive speciale që ata zotërojnë kanë përcaktuar pozicionin e tyre si orientues, drejtues dhe menaxhues të veprimtarive shkollore. Ka rëndësi të madhe se cila është ideologjia e këtyre mesuesve. Ata në mënyrë të vetëdijëshme plotësisht ose jo, në bazë të kësaj ideologjie, do të zgjedhin metodat dhe teknikat e procesit të mësimdhënies. Ka shumë rëndësi motivimi i realizuar nga ana e mësuesit, për përkushtimin në punë, sepse është ai që do të realizojë shkallën e qëndrueshmërisë së procesit mësimor. Për sa kohë ka ekzistuar profesioni i mësuesit, kanë ekzistuar edhe forma , metoda dhe teknika të punës së tyre. Këto metoda diktohen nga faktorë të shumtë si : mosha e nxënësve, natyra e lëndës, qëllimet që kërkohen për t�??u arritur, niveli i nxënësve dhe shkalla e interesit të tyre . Një ndarje efektive e tyre mund të bëhet në tradicionale, të përdorura dikur dhe bashkëkohore. Duke filluar që nga metoda A-94 dhe deri tek metodat që rekomandohen sot (E)vokim (R)ealizim (R)eflektim, kllaster etj. Përgjithësisht tentohet që të hidhet prapa krahëve gjithë përvoja pedagogjike që përdorej përpara fillimit të ndryshimeve shoqërore. Të shohim realisht cilat janë arritjet e pedagogjisë tradicionale. Duke cituar pjesë të qëllimeve shkollore të dikurshme nga �??Didaktika�?? punim studimor i (I)nstitutit të (S)tudimeve (P)edagogjike. (1) ``Shkolla jonë... lufton që të konsolidojë tipin e te mësuarit krijues...të bëjë të mundur që nxënësit të edukohen me shprehitë e punës së pavarur qysh në bangat e shkollës...të rrëzojë autoritetin dogmatik të mësuesit dhe të vendosë marrdhënie të reja mësues �??nxënës.,, (2) ``Në shkollën tonë ......duhet të përdoren metoda që sigurojnë përvetësimin aktiv, të vetëdijëshëm dhe të qendrueshëm të dijeve... ...zgjedhja e metodës është punë krijuese dhe me përgjegjësi... ato duhet të përzgjidhen në përshtataje me natyrën e lëndës...në përputhje me vendin ku do të zhvillohet mësimi...në raport me moshën e nxënësve, me veçoritë e tyre psikologjike,,etj. Ne duhet të ruhemi nga nënvlerësimi dhe mbivlerësimi i një apo disa metodave. ,, (3) ``Metodat e të mësuarit janë rrugët , mënyrat, ecuritë dhe procedimet didaktike, që përdoren në procësin mësimor, për transmetimin e përvetësimin e njohurive , shkathtësive dhe shprehive... Ato nuk janë statike dhe të dhëna përgjithmonë.,, ( 4) `` Lidhja ndërmjet lëndëve �?? një formë e të nxënit zbatues.,, Cilido që ka prekur sadopak literaturën për metodat e reja e kupton lehtë që këto citime, jo vetëm që nuk bien ndesh me bashkëkohoren, por janë tepër aktuale. Në qoftë se duhet hequr fjala �??Rrevolucionarizim�?? që gjendet dendur në këto citime, po ashtu edhe fjalë të tjera të kësaj familje fjalësh, po. Por të hedhësh prapa krahëve një nivel të tillë arritjesh pedagogjike është e panevojshme dhe jo efikase. Sipas mendimit tim metodat e reja zënë vend më mirë , kur e pranojmë këtë përvojë didaktike dhe jo kur e mohojnë. Historikisht degët e mësuesisë në universitete nuk përthithin kontigjenin më të mirë të nxënësve parauniversitar. Po ashtu edhe rezultatet pasuniversitare të këtyre studentëve janë përgjithësisht të ulëta. Këta tregues shprehen qartë në rëndësinë që ka sensibilizimi i opinionit të mësuesit për metodat tradicionale apo bashkëkohore të mësimdhënies. Opinionet e inspektorëve të arsimit në nivel qëndror apo lokal e përforcojnë këtë detyrim. Vetëkualifikimi dhe kualifikimi i brendshëm në shkolla duhet të realizojë rritjen e efektivitetit të këtyre metodave. Po përmendim tani disa metoda dhe opinionet që i shoqërojnë ato. Tradicionalisht metoda më e përdorur ne shkolla është shpjegimi.Aq e vërtetë është kjo sa që ka hyrë dhe në shprehjet e nxënësve kur vlerësojnë mësuesit : �??Ky ose ajo mësuese shpjegon, ose nuk shpjegon mirë�??. Një praktikant orët e para që drejton klasën e shpreh merakun e tij për vlerësimin nga ana e mentorit me pyetjen: �??E shpjegova mirë mësimin apo jo? Shpjegimi është një metodë e mirë kur nxënësi është i motivuar për të dëgjuar çështjen që po trajtohet.Të tillë nxënës në klasa gjen pak. Arsyeja nuk është tek vlera e përmbajtjes së çështjes mësimore, por tek ajo që nxënësi mëson në shkollë, dukuri që nuk lidhen drejtëpërdrejtë me qëllimet jetësore të tyre. Megjithatë mësuesi vazhdon të shpjegoj. �?farë ndodh me nxënësit e pa motivuar? Një pjesë rrinë urtë, sepse po të mos rrinë si duhet, i kap vëmendja e mësuesit. Një pjesë tjetër stimulojnë probleme me kujdes, që mësuesi të mos e kuptoj, se ata nuk duan të dëgjojnë shpjegimin e mëtejshëm. Në këtë gjendje, mësuesi do të shpjegoj mësimin me ndërprerje të shumta, sepse duhet të zgjidhi edhe problemet e stimuluara, që fillojnë me kërkesën për leje në tualet dhe deri tek ankesat, ``më ngacmoi i pari,, Megjithatë mësuesi vazhdon të shpjegoj deri në fund, sepse kë shtu e quan të kryer detyrën. Mirëpo në këto kushte nuk u realizua mësimdhënia. Përkundrazi, përpara syrit të mësuesit klasa ndahet në nxënës të ``mirë,, që duan të dëgjojnë dhe nxënës të ``keq,, që nuk duan të dëgjojnë. Për rëndësinë e kësaj metode mund të citojmë nga ``Psikologjia e edukimit,, që përdoret në Universitetin Shtetëror të Ohajos. (5)`` Mësimdhënia shpjeguese thekson të nxënët kuptimor fjalësor... të nxënët përmendësh nuk është të mësuar kuptimor,, Po aty, bëhet fjalë për ``...organizues paraprak në procesin e shpjegimit ( të përgjithëshëm, krahasues dhe shpjegues) ...hapat në mësimin shpjegues,, etj. Kjo metodë, përderisa përdoret kaq shumë, patjetër që i ka efektet e saj pozitive, por duhet përdorur me masë. Ajo ndihmon nxënësit e motivuar të arrijnë nivele të larta akademike, në trajtimin e dukurive natyrore,apo problemeve shoqërore. Shpesh herë mësuesit përdorin shprehjen:`` e shpjegova,, mësimin edhe kur ata, në fakt përdorin metodën e leksionit. Në literaturën amerikane të dyja këto metoda përfshihen në termin: (6)``mësimdhënie e drejtpërdrejtë,, Sido që të ndodh, këto metoda vendosin në qendër performancën e mësuesit. Pak nxënës në klasë, punojnë aq shumë, sa të arrijnë të ndjekin mësuesin në këtë proces. Për nxënësit e tjerë mësuesi bëhet i largët. Ky proces kërkon mënjanim, për arsye se krijon baza konfliktualiteti mësues-nxënës. Tradicionalisht, kontrolli i nxënësve bëhet në mënyrë individuale. Kjo nënkupton një nxënës që ngrihet para klasës, apo në bangën e tij dhe që duhet të kthej përgjigje të njëpasnjëshme, sipas pyetjeve që do të bëj mësuesi. Pra nxënësi duhet të riprodhoj apo të shpjegoj, atë që ka dëgjuar apo lexuar në lidhje me mësimin. Gjen gjithmon nxënës, që kanë performancë të mirë në këtë formë të kontrollit të dijeve. Ana e mirë e kësaj metode kontrolli është se arrin shpejt dhe lehtë të kuptosh dijet që nxënësi i zotëron në mënyrë të pavarur nga libri apo nga nxënësit e tjerë. Por ky është pozicion i vështirë për nxënësin. Shpesh ata hezitojnë të ngrihen. Për mësuesin, të qëndroj para vëmendjes së nxënësve të klasës bëhet më se e zakonshme. Për nxënësin është mjaft e vështirë të shfaqet natyrshëm në të tillë situatë. Kompleksiteti i gjendjes së nxënësit është më i madh se i mësuesit. Mësuesi do të shfaqet përpara klasës për çështje që i organizon dhe i rendit sipas dëshirës. Kurse nxënësi duhet të përgjigjet sipas kërkesave të mësuesit. Pra konflikti i hapur gjatë përdorimit të shpjegimit dhe leksionit me ndjenjën e detyrës dhe jo me ndjenjën e nevojës, përforcohet më tepër nga kjo mënyrë kontrolli. Ndërveprimi konfliktual ne fillim lodh nxënësit, më pas edhe mësuesin. Nxënësit sot në media marrin informacione të shumta të cilat , nuk janë gjithmonë edukative. P.sh. ata mësojnë: si zgjidhen problemet me dhunë , si mund të tallesh me figurat publike , që nga presidenti apo liderët e partive dhe deri tek figurat kombëtare të historisë sonë. Fjalori i përdorur në këto emisione shpesh herë është me banalitete dhe që të jep shkas për shumë kuptime. Pra nxënësi i formuar nga këto emisione , në konfilktin që hapet midis tij dhe mësuesit, nuk është e vështirë të kundërvihet në mënyrë të fshehtë ose të hapur. Veprimtaritë e mëtejshme, sado optimiste të interpretohen bëhen të paparashikueshme. Gjithë periudha që ne e quajmë tranzicion ka bërë të domosdoshme kalimin nga mësimdhënie me në qendër mësuesin në atë me qendër nxënësin . Kështu ka marrë vlerë metoda e bisedës, diskutimit, debatit, të mësuarit problemor dhe kërkimuar, puna në grupe, projektet mësimore etj. Këto metoda nuk janë të reja për pedagogjinë shqiptare. Emërtimet e huaja si: Brainstorming, ERR, kllaster etj, në thelb vendosin theksin në gjthëpërfshirje dhe në aktivizimin e gjallë të nxënësve. Të shfletojmë pak didaktikën shqiptare të viteve 1986. (7) `` Format e organizimit të procesit mësimor...krijojnë mundësi për punë individuale dhe të difirencuar...në kushtet e punës frontale me të gjithë klasën ...Ndihmojnë për përgatitjen e nxënësve për punë të pavarur deri në nivelin e punës krijuese.,, (8) ``Të mësuarit problemor realizon transmetimin dhe përvetësimin e njohurive të reja nëpërmjet krijimit të situatave problemore dhe zgjidhjes së problemeve dhe kontradiktave që përmban detyra njohëse mësimore, teorike ose praktike...Të mësuarit kërkimor e çon nxënësin �??në zbulimin�?? e të vërtetave të njohura në shkencë.,, (9) ``Biseda organizohet mbi bazën e dialogut mësues �?? nxënës.,, (10) ``Diskutimi merr pamjen e një polemike të vërtetë dhe ai krijon mundësi që të vendoset një lidhje më e mirë në mes të studimit individual dhe atij kolektiv,,. Këto metoda nuk presupozojnë neglizhimin e shpjegimit apo mënyra të tjera të mësimdhënies së drejtpërdrejtë,por plotësimin e tij dhe kombinimin e tyre me njera �??tjetrën. Përdorimi i një metode e bën monoton mësuesin dhe padyshim të mërzitshëm për nxënësit. Një nga qëllimet e larmisë së metodave të mësimdhënies është që mësuesi të mos bëhet për nxënësin një siluetë bezdisëse. Po ndodhi kjo,nuk pritet që nxënësi të dali vetë nga gjendja e mërzitjes me sukses. Një metodë e re bën të mundur lehtësimin e përvetësimit të përmbajtjes. Kurse një larmi metodash e bëjnë nxënësin aktiv në proces. Kështu metoda e bisedës e kalon vëmendjen sa tek mësuesi edhe tek nxënësi. Ajo është një metodë, sa trdicionale, aq edhe bashkëkohore. Ka efekt në mësimdhënie atëherë kur njohuritë e nxënësve për çështjen janë të konsiderueshme. Realizon përfshirjen e nxënësve në proces. Kujdes duhet që mësuesi të mos e drejtojë vazhdimisht, por të luaj kryesisht rolin e menaxherit. Biseda siguron në mënyrë të njëkohësishtme jo vetëm marrjen e njohurive por edhe performancën e nxënësit. Krijon kushte për vlerësimin e tij. Diskutimi është një metodë tjetër që e largon mësuesin nga qendra e mësimdhënies. Realizimi i problemit vërtet krijohet nga mësuesi, por zgjidhja e tij duhet të bëhet nga nxënësit duke i orientuar ata me pyetje ndihmëse. Pra mësuesi kalon gradualisht në pozicionin e menaxhimit të procesit mësimor në klasë. Ky pozicion i lejon atij të mendojë për të përfshirë gjithë klasën në proces. Sipas kontributit, që mund të japi secili nxënës. Kalimi nga diskutimi në debat, duhet të bëhet me kujdes nga mësuesi. Duhet që nxënësit të mësojnë të respektojnë mendimin e njeri-tjetrit. Ka shumë mundësi që debati i pa kontrolluar me kujdes nga mësuesi, të mos e realizojë qëllimin e mësimnxënies, por të krijojë konfilkte. Kjo metodë mund të përdoret sidomos për probleme të mprehta shoqërore. Përdorimi i metodave të reja me në qendër nxënësin, kur përdoren pa kriter , degjenerojnë në realizimin e një niveli të ulët të dijeve dhe aftësive. Efekti �??mësues menaxhues�?? nuk ka sukses pa modele orjentuese të krijuara nga procesi i mësimdhënies së drejtpërdrejtë. Pra injorimi i mësimdhënies me në qendër mësuesin të shpie në gabimin e venitjes së veprimtarive mësimore. Shpesh herë metodat e reja të marra nga përvoja botërore dhe po ashtu edhe teknikat që përdoren për realizimin e tyre, prezantohen në mënyrë shumë artificiale dhe pa u përshtatur me traditën shqiptare. Aq e vërtetë është kjo, sa që shpesh nuk shqipërohet as emërtimi i tyre. Kështu që përdorimi prej mësuesëve, i këtyre metodave bëhet pa u kuptuar mirë dhe në mënyrë qesharake, pa e realizuar qëllimin e tyre. Përdorimi i fjalëve të huaja për emërtimin e hallkave të procesit, vetëm sa krijon përshtypjen e diçkaje të re , por nuk krijon produkt të ri mësimnxënie. Një metodë e ashtuquajtur e re është �??projekti mësimor�?? Dikur kjo metodë është përdorur me nxënës të zellshëm me dije të mira. Këto grupe funksioninin jashtë programit mësimor me emërtimet: �??Biologët e vegjël�?? , �??Fizikantët e rinj�?? etj. E reja që shfaqet është se sot kërkohet gjithëpërfshirja, pra pjesëmarrja edhe e nxënësve me dije të pakta. Po ashtu edhe aftësia për të marrë përpunuar dhe prezantuar informacionet me ndihmën e teknologjisë së informacionit. Një metodë e të mësuarit që ka marrë rëndësi sot është puna në grupe. Dikur formoheshin �??�??grupet e patronazhit�??, që nënkuptonte nxënës të mirë në mësime , që do të bashkërendonte punën me nxënës të dobët. Ky grup ndërtohej në klasë duke i vendosur në një bankë ose edhe jashtë klase , gjatë zbatimit të orarit të studimit. Nga vetë emri i grupit kuptohet rëndësia që ka veprimtaria e nxënësit të përparuar (sot emërtohet lider) . Kështu nxënësve të prapambetur u krijohet mundësia të mësojnë nga nxënësit e përparuar. Mund të dallojmë dy aspekte në përdorimin e metodave të reja. Shpesh ato nuk përdoren për shkak të mosnjohjes , ose njohjes së pjesshme. Por vërehet se ato nuk përdoren edhe për mungesë të dëshirës për të thyer rutinën e përditshme, për të prishur rehatin personal, ose për të ndihmuar të tjerët. Dikur kishte rëndësi në planin ditor rubrika : �??Qëllimi i orës së mësimit�??.Sot kjo rubrikë është zëvendësuar me objektivat mësimorë.Këta objektiva klasifikohen në gjashtë nivelet sipas Taksonomisë së Blumit. Ose në mënyrë të përmbledhur në tre nivele: bazë-i mesëm-i lartë. Një klasifikim tjetër është në të përgjithëshëm dhe specifikë. Shoqërohen nga kriteri , kushti etj. Objektivat janë gjithmonë një hap përpara se qëllimet. Qëllimet përcaktojnë çfarë do që të arrijë mësuesi. Objektivat përcaktojnë se çfarë është në gjendje të bëjë nxënësi në kushte konkrete, sipas një kriteri të përcaktuar mirë. Metodat janë të shumta dhe të larmishme. Janë ca të vështira kur aplikohen herët e para. Por me kalimin e kohës realizojnë orë mësimi të këndshme dhe të japin mundësi të mira për të shfrytëzuar situatat e rastit në favor të mbarëvajtjes së procesit mësimor. Dikur shumë institucione e sinkronizonin punën e tyre me shkollën. Sot, në kushtet e decentralizimit të zgjidhjes së problemeve shkollore, kjo nuk ndodh më. Pajisja e mësuesit me shkathtësitë që të japin metodat e shumta ka vetëm një emër : Profesionalizëm. Një mësues profesionist ka shumë mundësi të zhvillojë një proces mësimdhënës pa kontradikta. Një mësues profesionist ka shumë mundësi të përgatisi akademikët dhe profesionistët e të ardhmes. Ju faleminderit! Bibliografia 1) ISP/Didaktika/Tiranë/1986/f.239 2) ISP/Didaktika/Tiranë/1986/f.241 3) ISP/Didaktika/Tiranë/1986/f.236 4) ISP/Didaktika/Tiranë/1986/f.280 5) Woolfolk/A/Psikologji edukimi/Tiranë/2011/f462 6) Woolfolk/A/Psikologji edukimi/Tiranë/2011/f463 7) ISP/Didaktika/Tiranë/1986/f.200 8) ISP/Didaktika/Tiranë/1986/f.127 9) ISP/Didaktika/Tiranë/1986/f.245 10) ISP/Didaktika/Tiranë/1986/f.251 11)
Posted February 23, 2014 at 6:03 AM -
SHUME RRUGE, PER NJE QELLIM. www.webs.comDecentralizimi në zgjidhjen e problemeve të shkollës shoqërohet domosdoshmërisht me diversitet mendimesh për aktivitetet në arsim. �?`është e drejtë? Apo ç`është e gabuar? Nuk përcaktohen me lehtësi. Këto diversitete mendimesh, opinionesh dhe veprimesh nuk janë vetëm si rezultat i përvojës. Ekzistojnë shumë teori mbi të nxënit e suksesshëm. Meqenëse këto teori kanë ekzistuar dhe mbijetojnë të mbështetura në përvojën edukative, përfshijnë shumicat e praktikave mësimore në shkollë.Mësuesit edhe kur nuk janë të vetëdijshëm plotësisht për këto teori, kanë shanse të mëdha të përfshihen prej tyre. Më saktë mund të themi, priren të arrijnë veprimtari përputhëse me opinionet ideologjike të njohura sot. Të pestë filozofitë mësimore: 1.Esencializmi2.Perenializmi3.Progresivizmi4.Egzistencializmi5.Biheiviorizmi, e shikojnë formimin e nxënësit nga këndvështrime të ndryshme, gjithashtu tentojnë të përgatisin brezin e ri për një shoqëri me tipare plotësisht të përcaktuara. Por ato nuk mund të ndahen me thikë nga njera tjetra. Nga testi që zhvilluam unë dola më tepër progresivist dhe një ese filozofike mund ta realizoja me tipare më të qarta progresiviste. Megjithatë këto teori dallohen më mirë kur i vëmë në kontrast me njera tjetrën. Kështu që unë për ta nxjerrë në pah progresivizmin do ta kundërvë me esencializmin nëpërmjet një teme mësimore të lëndës së kimisë. Kjo temë do të zhvillohet dhe pyetet në dy mënyra të ndryshme nga dy mësues me bindjet përkatëse si progresivist dhe si esencialist. Tema është :"Ndërtimi i lëndës" Atëherë të dëgjojmë pak kimi nga një esencialist : Mësuesi autoritar që hyn në klasë ose me buzëqeshje sipërfaqësore, sepse i shikon nxënësit si një objekt i punës , ose me shikim të prerë dhe të ftohtë por s ' është çudi tëvijë dhe i vrenjtur, ngaqë kur ka hyrë, ka vërejtur nxënës që kanë shkelur rregullin në klasë. Plotëson dokumentet. Preznitimi i temës bëhet me saktësi nëpërmjet fakteve të pakundërshtueshme. Nxënësi i`` padisiplinuar,, duhet të dëgjojë pa bërë pyetje sepse mësuesi i di të gjitha dhe herët ose vonë do ti thojë të gjitha. Molekula është njesia më e vogël e lëndës që ruan vetitë e saj. Ajo është e përbërë nga atomet. Njihen rreth 3.000.000 substanca, pra secila prej tyre ka një ndërtim plotësisht të përcaktuar të molekulave të saj.Molekulat janë në lëvizje të parreshtur.Kjo lëvizje është kaotike (e paorientuar) dhe është lëvizje lëkundëse rreth një pozicioni të caktuar në trupat e ngurtë. Në trupat e lëngët është lëvizje zhvendosëse në hapësira shumë të vogla ndërmjet tyre. Në gjendjen e gaztë hapësirat janë shumë të mëdha prandaj dhe lëvizjet zhvendosëse janë të mëdha. Avullimi tregon kalimin e lëndës nga gjendja e lëngët në gjendjen e gaztë. Ngrirja është kalimi i ujit nga gjendja e lëngët në gjendjen e ngurtë. Shkrirja është procesi i kalimit të ujit nga gjendja e ngurtë në atë të lëngët. Sublimimi quhet kalimi i substancës nga gjendja e ngurtë në gjendjen e gaztë. Brymëzimi është kalimi nga gjendja e gaztë në gjendje ngurtë.Trupat e ngurtë kanë formë dhe vëllim të përcaktuar, sepse molekulat e tyre qëndrojnë në kulmet e rrjetës kristalore. Lëngjet kanë vëllim të përcaktuar por marrin formën e enës ku ndodhen. Gazet nuk kanë as formë dhe as vëllim të përcaktuar. Kur vjen puna për të pyetur të njejtën temë, do të ngrihen nxënësit që ka planifikuar megjithëse për rutinë bën pyetjen: "Kush ka mësuar të ngrejë dorën"? Ose kur është i inatosur: "Kush nuk ka mësuar të dali përpara klasës ,, (dhe të marri dënimin e merituar). Kur bënë pyetjet , kërkon kendimin kritik p.sh. Ku ndryshon gjendja e lëngët nga ajo e ngurtë , por kur vëren nivele të ulëta të të mësuarit, atëherë pyetjet bëhen për nivele të thjeshta njohjeje. Cila është gjendja e molekulave nnë gjendjen e gaztë? Dhe niveli më i ulët i pranueshëm për të kaluar do të jetë thënia e përkufizimit çështë molekula etj..Korrigjimet për gabimet e mundshme i bënë vetë dhe po bëri disa korrigjime, fillon dhe e ngre zërin, për të treguar se nxënësi është fajtor që nuk ka mësuar mirë mësimin.Kjo mënyrë përgatit nxënës me dije të shumta por me aftësi të pakta.Pregatit nxënës të edukuar por ka shumë të tjerë që rrinë me frikë nga dënimet por nuk janë në një mendje me shokët e tjerë . Këta nxënës që të jenë në rregull duhet të respektojnë verbërisht traditën. Tani të dëgjojmë këtë temë nga një Progresivist. Mësuesi, që hyn në klasë duke u folur në emër nxënësve �??çapkën�??, që kërkojnë të përshëndeten të parët me mësuesin. Ai nuk fillon të plotësojë dokumentat pa konstatuar shqetësime e dukshme tek nxënësit. Pas plotësimit të regjistrit i kushton rendesi mikroklimës apo gjëndjes emocionale. Kriter ky që do ta ndihmoj të ketë në kontroll monitorimin e gjëndjes së klasën. Fillon mësimin zakonisht duke kapur një problem dhe pastaj nxënësit tentojnë të orjentohen me zgjidhjet e tyre. Kështu i njëjti mësim do të zhvillohej në atmosferë bisede ose diskutimi. Por gjithmonë roli i mësuesit si orjentues është parësor. TEMA: Ndërtimi i lëndës. Pse e ndjejmë erën kur fryn ? (përgjigje të mundëshme ) Sepse ajëri përplaset në lëkurën e fytyrës kjo do të thotë që ajëri përbëhet nga grimca që janë të padukshme. Pse e ndjejmë aromën e një parfumi megjithëse ai qëndron i hapur në cep të klasës? ( përgjigje të mundëshme ) Sepse grimcat e vogla të kësaj substance avullojnë dalin nga ena dhe vijnë deri në receptorët e nuhatjes. Kjo tregon se edhe parfumi përbëhet nga grimca. Si i quajmë këto grimca? Disa thonë atome ,të tjerët thonë molekula. Po atome kemi vetëm 100 lloje kurse aroma mund të ndjejmë me mijëra lloje? Atëherë grimcat janë molekulat. Po të vërejmë një rreze drite që hyn në një dhomë të errët ka një numër të shumë madh objektesh të vogla që bëjnë lëvizje kaotoke në ajër . Pyetja është pse lëvizin ato?Dikush thotë nga era . Po erë nuk ka në dhomë ! Atëherë mbetet përgjigja e mësuesit e ilustruar me skemë. Që ky trup që mezi shihet me sy të lirë lëviz sepse goditet nga trupa të tjerë që nuk shikohen me sy dhe këto janë molekulat.Verifikimi i molekulave në gjendjen e gaztë lehtëson të kuptuarit e gjendjes së lëngët, që merr formën e enës, por nuk ngjeshet. Edhe vetitë mikroskopike për secilën gjendje të lëngët të ngurtë, të gaztë dhe të lëngët kuptohen më lehtë.Kur pyet mësimin radhën tjetër ai fillon me një problem intrigues; Duke ditur që shpejtësia e lëvizjes së molekulës është e krahasueshme me shpejtësinë e lvizjes së plumbit kur del nga pushka, si shpjegohet që era e parfumit vonohet?Konkluzioni, tenton të arrihet me pyetje ndihmëse . si p.sh. Bosh është hapësira midis parfumit dhe njeriut që e ndien? Ose : �? është difuzioni? �?farë do të ndodhi nëse në një godë me ujë të pastër hedhim një pikë bojë? Po të hedhim pak kripë? Po të hedhim pak sheqer? Përgjigje uji bëhet i ëmbël dhe sheqeri zhduket . Atëherë themi që grimcat e vogla që kanë vetitë e sheqerit përhapen në ujë. �?farë mat termometri? :�??Temperaturën�?? Atëherë duhet treguar se Termometri vlerëson shpejtësinë mesatare të molekulave.Pas gjithë këtyre termat sublimim ,shkrirje,ngrirje etj janë më të lehta për t`u mbajtur mend.Edhe vetitë mikroskopike për secilën gjëndje të lëngët të ngurtë dhe të gaztë kuptohen më lehtë. Në rastin e parë nxënësit më të mirë do të marrin njohuri shabllone dhe shkalla e alpikimit të tyre do të ishte e dyshimtë. Në rastin e dytë nxënësit kanë përjetuar fortësisht pozitën zbuluese në të cilën ata mësuan, prandaj ndjesia emocionale do të bëj që efektet të qëndrojnë më gjatë, kështu edhe dijet bëhen më të plota. Të mësuarit e parë quhet pasiv të mësuarit e dytë quhet aktiv. Teoria e parë i mëson nxënësit, si ti nënshtrohen rregullave, kurse e dyta si të përcaktojnë rregulla që u plotësojnë më mirë nevojat fizike dhe sociale. Punoi; Llazar Syziu. Shkolla e mesme e përgjithëshme ``Zhani Ciko,, Patos, FIER.
Posted February 23, 2014 at 6:05 AM -
Sa mësojnë nxënësit sot? www.webs.comLLAZAR SYZIU Disa i përgjigjen kësaj pyetje duke u nisur nga kushtet që u ofrohen fëmijëve të sotëm. Kështu shpesh dëgjohet shprehja : �??Këta lindin me kompjuter në dorë,, me këtë duan të thonë, që shkalla e veprimeve të tyre është më e lartë në lidhje me pritshmërinë. Disa të tjerë marin për bazë përgjegjshmërinë e vogël të kësaj moshe, në zbatimin e normave shoqërore. Ose mos ekuilibrimin e sjelljeve të tyre. Kështu që nxjerrin përfundime jo të këndshme. Dhe vërtet shumë nxënës që frekuentojnë shkollat sot kanë neglizhencë të theksuar. Deri në mungesë të mjeteve shkollore. Shprehja :�??Ata venë në shkollë me duar në xhepa,, e tregon më së miri këtë papërgjegjshmëri. Disa të tjerë marrin për bazë vlerësimet përfundimtare të nxënësve dhe paragjykojnë për fiktivitet kur shikojnë numrin e madh të pesave në vlerësimet e tyre. Por unë do përpiqem t�??i përgjigjem kësaj pyetje duke iu referuar diapazonit të gjerë të diversitetit të karaktereve dhe personaliteteve që shfaqin mësuesit në shkolla gjatë punës së tyre. Një nxënës shkolle ndryshon shumë nga një moshatar i tij, që nuk shkon në shkollë. Kjo ndodh edhe kur nxënësi shfaq mosfrekuentim të lartë të mjediseve shkollore. Sado larg shkollës të qëndroj, ai ndërvepron i kushtëzuar nga rregullat e këtij institucioni. Mëson të reagojë me tendenca përshtatëse ndaj opinionit shkollor. Tipi i mësuesit �??Të ri,, ndeshet shpesh në shkollat tona. Ai sapo ka dalë për vete nga bankat e shkollës. Ka qenë pjesa e procesit të mësimnxënies në mënyrë të vazhdueshme. Pozicioni i këtij mësuesi mbart ankthin e të panjohurës me vete kur ndërvepron në mjedise shkollore. Nxënësi e lexon këtë ankth. Marrëdhëniet fillestare janë mirëdashëse më tepër se ç�??duhet . Pozicioni i mësuesit të tipit �??I ri,, gradualisht fiton standarte përgjegjshmërie të pozicionit të kontrolluesit. Kurse pozicioni i nxënësve si �??të kontrolluar,, sa vjen dhe i bën marëdhëniet më të ftohta dhe më të distancuara. Kjo është e pritëshme. Përvojat e këtyre aktorëve ndryshojnë, idetë e tyre gjithashtu janë të shumëllojshme. Në qoftë se mësuesi ka patur arritje kur ka qenë nxënës , këtë distancim të nxënësve ka premisa ta menaxhojë gradualisht dhe me përgjegjshmëri. Por nëqoftëse nuk i ka patur këto arritje atëherë do të ketë vështirësi në kontrollin e konflikteve që lindin nga ky largim. Në përgjithësi nxënësit mësojnë shumë nga këta mësues , sepse janë spontan më tepër se duhet dhe ajo që është më e rëndësishmja janë të lidhur emocionalisht bashkë. Nxënësit e mirë shpesh bëjnë përpjekje për ta rivalizuar. Për ata mësuesi është i arritshëm sepse mësimdhënia që ai përdor është zakonisht tepër e drejtpërdrejtë. Shpesh herë sjellja e mësuesit tëri është e tillë sa vetëm ju tregon nxënësve, se ai e di mësimin. Pra ata duhet ta mësojnë dhe të shfaqen si mësuesi për orën e ardhshme të mësimit. Nxënësit e dobët vërejnë se mjediset që menaxhohen prej tij janë të pa kontrolluara, shpesh mbeten jashtë vëmendjes , kështu që mund t�??i justifikojnë çapkënllëqet e tyre. Pra lirshmëria që fitojnë nxënësit në përgjithësi në këto fragmente kohe nuk mund të sigurohet në orët e tjera.Mësuesit e rinj shpesh mërziten nga mosinteresimi i nxënësve për mësimin. Ata e kanë të vështirë të kuptojnë, që nxënësi mbase nuk i dëgjon të gjitha ato që thotë mësuesi, por kupton shumë gjëra të tjera që mësuesi nuk i thotë. Disa mësues të tjerë kanë fizionominë �??i rretpt,, . Dijet e shumta që ata kanë , përvoja që zotërojnë , i bënë që ta trajtojnë nxënësin kryesisht si objekt të punës së tyre dhe e anashkalojnë trajtimin si subjekt. Shpesh herë krijojnë pozicion stonues në krahasim me nivelin e dijeve nga ana e nxënësit. Këta janë mësues që e lodhin nxënësin e mirë dhe rrisin shkallën e pasigurisë të nxënësve të dobët. Premisat , në orë të mësimit , të zhvilluara prej tyre , janë të larta për konfliktualitet. Por nuk ndodh gjithmonë. Në këto mjedise që krijohen , zakonisht praktikohet nxerrja jashtë e nxënësit të pakujdesshëm. Pavarësisht nga niveli i dijeve që përfitohet nga nxënësit në këtë rast një gjë ndodh me siguri. Nxënësit kalitin durimin e tyre. Një nxënës shkolle dallon qartë në rritjen e nivelit të durimit në kalimin nga një klasë në tjetrën , më të lartë . Dijet që mund të fitojë nxënësi në këto orë mësimi janë të niveleve të ndryshme , por dihet mirë që reflektimet e tyre janë të pakta. Nxënësit fitojnë aftësi të mëdha vetëkontrolluese në këto mjedise po ashtu edhe vetëgjykuese, por shpesh mund të arrijnë në vetgjyqësi. Nxënësit me arritje në programin mësimor shpesh ndihen të lodhu,r pasi nuk arrijnë të përcaktojnë limitin e dijeve që kënaqin mësuesin. Kur mësuesi me këto tipare përpiqet të sigurojë përfitime të nisura nga pozita e tij , atëherë nxënësi e ka të lehtë të përdori teknikën e përhapjes së opinioneve jo të këndshme për atë. Përball mësuesit të rreptë nxënësit rrisin shkallën e shoqërizimit të sjelljeve të tyre. Ata performojnë në unitet për një pjesë të mirë të kohës. Mësues të tjerë kanë parësore trajtimin e nxënësve si subjekt. Sidomos kur ata arrijnë në klasa të larta dhe kërkesat e tyre përafrohen me kërkesat e një të rrituri. Jo rrallë këta mësues kanë patur arritje të ulëta kur kanë qënë nxënës dhe kanë përvetësuar mirë teknikën e konsensusit për shumë probleme. Nga këta mësues nxënësit marrin njohuri të shumta nga ana shoqërore në pozitën e të �??barabartit,, me mësuesin. Përfaqësimi i veseve tek këta mësues priret të jetë i lartë për shkak të eleminimit të frymës së kundërvënies. Konsensusi shëndrrohet në një armë që arrin shumë. Këta mësues shpesh herë bëhen pengesë në vendimmarrjet që realizon shkolla për problemet e saj. Përgjegjësia për ngritjen e nivelit shkencor të nxënësve bie shumë zakonisht në këto raste. Përball këtyre mësuesve nxënësit rritin performancën individuale. Ata shtojnë proceset vendimmarrëse në veprimtaritë shkollore. Ka mësues që fitojnë tipare të caktuara si rezultat i bashkëjetesës në komunitet. Karakteristika që spikat më tepër është përfaqësimi . Zakonisht rritet përgjegjshmëria për mbarëvajtjen e punëve në shkollë. Janë njohës të problemeve dhe pjesëmarrës aktivë në zgjidhjen e tyre. Përgjithësisht këta mësues bashkëpunojnë më nxënësit dhe mësuesit. Jo rrallë këta i moleps egoja e mentalitetit rural. Prej këtyre mësuesve nxënësit fitojnë aftësi të larta ndërgjegjësimi për rolin e tyre në komunitet. Ata njohin aftësitë bashkëpunuese dhe koordinuese në procesin e zgjidhjes së problemeve. Por në përgjithësi zhvillojnë një aktivitet me kontradikta dhe disfata të shumta. Nuk shmangin dot sforcimet e mentalitetit rural. Neglizhenca është një ves që i lejon përkohësisht mësues të caktuar të bëjnë jetë të qetë. Kjo siptomë i kap mësuesit kur jetojnë me shqetësime të shumta personale apo familiare. Edhe mësues që nuk jetojnë me shqetësimet e komunitetit ku është ngritur dhe i shërben shkolla. Rutina e të zhvilluarit të procesit mësimor në mënyrë të përcaktuar qartë krijon kushte të mira për nxënësit që të fitojnë aftësi akademike në trajtimin e problemeve në varësi të lëndës që zhvillon. Mos trajtimi i nxënësve që kanë braktisur në mënyrë të fshehtë shkollën është karakteristikë e tyre. Neglizhojnë shenjtërinë e orës së mësimit dhe ndikojnë në humbjen e vizionit tek nxënësit për të ardhmen e tyre. Këta mësues janë tolerantë gjatë ballafaqimit me sjellje të nxënësve që stonojnë me moralin shoqëror dhe standartin e vendosur në shkollë. Parapëlqejnë pozicion të përshtatshëm pritës. I karakterizon mungesa e përgjegjshmërisë dhe përkushtimit ndaj nxënësit. Vesi i përfitimit , në bazë të pozicionit që kanë , ka shpërfytyruar shpesh mësues të caktuar. Qofshin këta me dije të shumta ose të pakta. Nota për ata është një mekanizëm që mund të sjellë vlera të paligjshme. Prandaj e përdorin keq vendosjen e saj. Dëmtojnë parametrat e tyre në procesin e mësimdhënies, komunikimit dhe ndërveprimit. Stonojnë me ose pa qëllim në veprimtaritë në bazë shkolle , në komunitet etj. Megjithatë këta mësues bëhen shkak që nxënësit të �??rriten para kohe,, Nxënësit në hapësirat e kohës me këto sforcime aftësohen të realizojnë qëndrime të moralshme në përputhje me opinionin që i rethon. Këta nxënës përgatiten të përvetësojnë jo vetëm dijet shkencore apo shoqërore, por ajo që është më e rëndësishme , mësojnë si të prezantojnë qartë punën e tyre. Të gjejnë fakte që të mund të mbështetin aftësitë e arrira në proces. Drejtuesit në arsim shpesh herë praktikojnë pyetësor për cilësinë e shërbimit që ju ofron shkolla. Analiza e formularëve të plotësuar nga nxënësit ofron me qartësi të dukshme praninë tek mësuesit të tipareve që nuk sigurojnë bashkëjetesë të qëndrueshme në mjediset shkollore.Ka rëndësi të madhe ndërgjegjësimi i nxënësit për nxjerrjen dhe luftimin e këtyre sjelljeve tek mësuesit. Me shprehi pune të tilla nxënësi do të jetë në gjendje të luftojë ato edhe kur të dali në jetë. Do të përpiqet të mbajë të pastër moralin në komunitet. Si në çdo vend edhe në Shqipëri në korporatën e mësuesve gjenden edhe mësuesit e vjetër me përvojë që zakonisht janë në pozicionin ekuilibrues. Ata e dinë mirë se favorizimi i çdonjërit prej këtyre tipave të mësuesve do ta bënte ekstremiste jetën në shkollë. Ata janë të pajisur me cilësinë e të dëgjuarit të nxënësve para se të përgjigjen. Kështu nxënësi e ndien veten mirë në periudhat mësimore të menaxhuara prej tyre. Mbase në këto orë nxënësve u takon të marrin më pak njohuri, por ata fitojnë më shumë siguri. Nxënësi arrrin të sillet me pozicione më të ekuilibruara gjatë veprimtarive. Shpesh tiparet që fitojnë mësuesit janë të lidhura me natyrën e lëndës që japin. Rrallë i takon një mësuesi të edukimit fizik të shfaqi natyrë të ashpër me nxënësit. Një mësues matematike rrallëherë mund të sigurojë tipare të buta dhe tolerante. Një mësues letërsie rrallë mund të krijojë mjedis të ashpër në komunikimin me nxënësit. Të gjitha këto tregojnë se varietet e shumëllojshme të karaktereve dhe personaliteteve të mësuesve, që realizohen në arsim krijojnë variacione që të mësoj çdo nxënës. Braktisja e fshehtë ose e hapur e shkollës që bëjnë nxënës të caktuar nuk është gjithmonë rezultat i mosgjetjes së vetes në shkollë. Pikësëpari këta nxënës kanë hapur një dritare të jetës shoqërore , që lejon zhvillimin e tyre edhe pa dijet e kultivuara shkollore. Kështu ata kanë shembuj të gjallë se njerëzit që kanë bërë më pak shkollë jetojnë më mirë se njerëzit e shkolluar. Ata kanë gjetur mënyrën për të siguruar vlera monetare edhe me kualifikim të pakët. Të tjerë nxënës e kuptojnë se me ndihmën e arsimimit do të ishte e largët dita që ata do të bëheshin krah në ekonominë e families së tyre. Në raste të tjera është vizioni i ulët i families së tyre që shprehet:�??Nuk i duhet aq shumë shkollë që të ushqehet etj.,, Sido të jetë , këta nxënës edhe kur janë në kufirin e ndarjes me shkollën , zakonisht kanë aftësi performimi të problemeve të tyre , më mirë se bashkëmoshatarët e tyre që nuk janë në shkollë. Sjellja e fëmijës që shkon në shkollë, ka karakteristika shoqërizimi të konsiderueshme dhe kopetencë individuale në shumë çështje. Shprehja: ``Mbeti pa shkollë,, e tregon më së miri mungesën e pranisë së faktorëve të domosdoshëm social tek ky fëmij. �?shtë e provuar se një nxënës nuk mëson vetëm ato që thotë , apo kërkon mësuesi. Ai mëson nga të gjitha veprimet e mësuesit, bile edhe nga mosveprimet e tij. Mësuesi është qënie shoqërore. Edhe ai ka shqetësimet dhe problemet e tij. Këto ndikojnë patjetër në mësimdhënie. Karakteret e mësipërme të përmendura për të përfaqësuar mësuesit nuk mund t�??i gjesh të pastra si të prera me thikë tek një mësues i vetëm. Mund t�??i gjesh të përziera gjithashtu edhe me tipare të tjera. Mendoj se natyra e të mësuarit të nxënësit është edhe më komplekse. Kështu është e lehtë të provohet se e njejta sjellje e mësuesit gjeneron tëk nxënës të caktuar sjellje pozitive dhe tek nxënës të tjerë sjellje negative. Gjendja psikologjike dhe shpirtërore e tyre ndryshon shumë. Gjendja e tyre ekonomiko-shoqërore po ashtu. E rëndësishme është që për këta fëmijë të krijohet mjedisi i qetë, me kushte favorizuese për të nxënë dhe mundësi të barabarta për përfitimin e njohurive dhe shprehive të domosdoshme. -Atëherë sa mësojnë nxënësit sot? Sipas meje mësojnë shumë.Dhe kjo jo vetëm për nxënësit konkurues të olimipadave. As vetëm për ata që arrijnë të fitojnë arsimin e lartë. Por edhe ata që i përfshin dalja në punë me ndihmën e kualifikimeve afatshkurtëra apo kurseve. Vetëm se nuk duhet të bëjmë gabimin e ``vogël,, dhe të madh njëkohësisht, që dijet e tyre t`i krahasojmë gjithmonë me nivelin e mësuesve të tyre, që bënë përpjekje për t`i mësuar. Krahasimi i tyre do të bëhet realisht me aftësitë përshtatëse me tregun e punës, gjithashtu dhe performanca e tyre në situatat komplekse shoqërore. Jo pak prej tyre e kalojnë këtë sprovë gjatë ciklit të shkollimit. Në momente të caktuara , aktiviteti shoqëror ka patur nevojë edhe për kontributin e tyre modest. Mirë është që shoqëria të shërbejë jo për denigrimin dhe përballjen e këtij procesi me opinione të paqëndrueshme,por ta përkrahi fuqishëm këtë forcë të madhe të brezit të së ardhmes.
Posted February 23, 2014 at 6:07 AM -
IDENTITETI SHQIPTAR DHE POLITIKAT ARSIMORE www.webs.comPunoi: Llazar Syziu Fushat e veprimtarisë njerëzore janë shumë. Sigurimi i suksesit në çdo fushë, nëpërmjet rastësisë, intuitës dhe spontanitetit, është i pamundur sot. Kjo për arsye të zhvillimit shumë të madh shoqëror. Procesi që do të siguronte sukses, patjetër që është edukimi. Kjo ndodh edhe në shoqërinë shqiptare. Veçoritë dhe karakteristikat e kësaj shoqërie dallojnë nga shoqëritë e tjera. Pikërisht ky diapazion vlerash, ka të bëjë me IDENTITETIN KOMBETAR SHQIPTAR. Niveli i zhvillinit arsimor të një vendi është tregues i qartë i zhvillimit shoqëror të tij. Shqiptarët janë ndër banorët më të hershëm të trevës së Ballkanit. Luftërat e shumta që ata kanë bërë në shekuj, për liri dhe pavarësi, janë pasqyruar edhe në përpjekjet për arsim dhe kulturë bashkëkohore. �?do shoqëri zotëron një sasi njohurish, zakonesh dhe përvojash, me anë të të cilave rregullon mardhëniet midis anëtarëve të saj, ose me grupet e tjera shoqërore. Me shtimin e popullsisë, zhvillohen, zgjerohen dhe shumëfishohen këto vlera. Pra arsimimi i të rinjve shoqërohet me një tërësi institucionesh, që bëjnë të mundur edukimin e tyre me vlerat morale të pranuara nga shoqëria dhe përvetësimin e dijeve të kultivuara prej saj. Le të hedhim një vështrim thellë në histori. Sasia e madhe e gjurmëve arkeologjike në Shqipëri, po ashtu dhe përmasat e tyre, janë tregues të egzistencës së një shoqërie mjaft të zhvilluar që 2500 vjet më parë. Qendrat e zhvilluara kanë qenë të shumta, por prej tyre po përmendim Dyrrahun dhe Apoloninë. Figura të shquara, që kanë bërë histori në Romën e lashtë, kanë marrë formimin e tyre në moshën e rinisë në këto qendra me zhvillim të admirueshëm tregëtar dhe kulturor. Fillimet e Apolonisë kanë qenë me origjinë ilire, por zhvillim të madh mori kjo qendër kur në të filluan të vendosen tregëtarë grekë. Së bashku me mallrat, ata realizuan prurje edhe në ide, shprehi kulturore etj. Në këtë kohë nuk bëhet fjalë për ``politika arsimore,, por mund të themi me siguri, që ekzistonte një nivel edukimi bashkëkohor. Me siguri prirjet për edukim fizik dhe ushtarak dominonin mbi edukimin ekonomik, shkencor dhe filozofik. �?do popull gjatë ekzistencës së tij, ka kaluar periudha të ngritjes dhe lulëzimit të tij si komb, po ashtu edhe periudha të rënies apo shthurjes shoqërore. Ka kaluar periudha të bashkëekzistencës paqësore brenda vendit, ose me popujt e tjerë. Ka kaluar gjithashtu përmes luftërash me disfatat dhe fitoret e tij. Pra ai ka siguruar vlera të caktuara, si rrjedhojë e kësaj rruge të gjatë. Pikërisht këto vlera të realizuara në të kaluarën e afërt dhe të largët, kanë të bëjnë me identitetin e tij si komb. Karakteristika kryesore e identitetit tonë si komb, është rezistenca mijëravjeçare kundër procesit të asimilimit të gjuhës, kulturës dhe zakoneve tona. Lufta për mbijetesë që ai ka zhvilluar, ka bërë, që ai të kaloj në plan të dytë zgjidhjen e problemeve të brendëshme, në tendencë të vazhdueshme, për të fituar lirinë dhe pavarësinë e tij. Difekt ky që vërehet deri në ditët tona. Shpesh herë shqiptarët i zgjidhin kontradiktat e brendëshme jo me frymën e bashkëekzistencës paqësore, por të mbështetur në luftën ndaj kundërshtarit ``deri në vdekje,, sepse ky është motivi i fiksuar në luftë me të huajt. Edukimi si proces ka lidhje të ngushtë me shërbimet ndaj shoqërisë, në mënyrë që brezi i ri të marrë këto vlera. Trevat Ilire përjetuan sundimin Romak, Bizantin, Sllav dhe atë Osman. Këto perandori e kishin qendrën diku gjetkë, pra trojet shqiptare mbeteshin gjithmonë në periferi, larg zhurmës së zhvillimeve të vrullshme. Me gjithë antikitetin e hershëm të lulëzuar kjo shoqëri mbeti e pa zhvilluar me treguesit e domosdoshëm shoqëror. Deri 130 vjet më parë shqiptarët ishin një popull rural bujqësor dhe blegtoral. Luftërat e vazhdueshme e kishin zvogëluar vetëdijen e shqiptarit në karakteristika si: trimëria, besa, mikpritja, ndjenja e punës dhe atdhedashuria e flaktë. Synime këto që realizoheshin në lidhjet familjare, ndërveprimet fisnore, ose në luftë të drejtpërdrejtë me të huajt. Por ja që administratat perandorake duhet të vilnin taksat në trojet shqiptare, pra duheshin kështjellat si njësi luftarake dhe organet e kultit si njësi bindjeje për të siguruar nënshtrimin. Marëdhëniet që krijoheshin, në mënyrë të tërthortë siguronin edhe gërshetim e evolucion të vlerave kulturore. Veprat e shumta monumentale, ndërtimet e kultit dhe kështjella të modeleve bizantine, sllave e osmane janë tregues për këtë. Ne jemi mësuar që të komentojmë qëndresat e shqiptarëve në shekuj kundër të huajve, por me plot gojën mund të themi se shumë shqiptar që kanë lënë gjurmë në histori, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj, edukimin fillestar e morën në këto kisha dhe manastire. Në atë kohë njerëzit më të ditur dhe me njohuri më të plota për shoqërinë dhe natyrën, ishin klerikët. Nje numër i vogël shqiptarësh i lejonte mundësia ekonomike të merrnin kulturë në lindje , perëndim , apo kryesisht në shkollat Turke. Arsimi në gjuhën shqip nuk i ka fillesat në 7 mars 1887 , kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë por shumë më herët. Fillesat e tij arsimi shqipëtar i ka patur rreth viteve 1450 , në kohën e lindjes së gjuhëve popullore në Evropë. Para kësaj periudhe gjuhë e shkruar ishte vetëm latinishtja dhe greqishtja e vjetër. Dokumente që vërtetojnë këtë janë ato të : Pal Engjëllit 1462 , Gjon Buzuku 1555 , Frank Bardhi 1625 , Pjetër Bogdani 1680. Klerikët shqipëtar , qenë të parët , që do të shkruanin gjuhën shqipe , sepse në civilizimet e asaj kohe vetëm kjo shtresë e shoqërisë ishte e arsimuar. Ata ngritën shkollat e para shqipe në trojet tona , por që në kushtet e veçanta të viseve shqiptare , u detyruan që për tre shekuj rresht , të ishin mësuesit e vetëm të shqipes në vend. Në fillim u hapën shkollat shqipe në kuvendet Françeskane , dhe këto për qëllimin kryesor të realizimit të shërbesave fetare. Edhe këtu nuk flasim për politika arsimore , sepse ato ishin në fazat embrionale edhe në qytetërimet e mëdha të kohës. Një pjesë e vogël e shoqërisë në atë periudhë kohore arsimohej. Vetëm ata që udhëhiqnin shoqërinë në planin ekonomik , fetar dhe politik. Por ne mund të flasim me vendosmëri për përpjekje bashkëkohore në konsolidimin e një gjuhe popullore. Shkronjat e përdorura ishin të alfabetit latin. Lufta kundër gjuhës shqipe ka qenë rregullisht e ashpër dhe shpesh herë frontale. Të gjithë të huajt që kanë shkelur tokën arbërore e kanë mohuar dhe luftuar gjuhën dhe shkollën shqipe , duke ndryshuar emrat e maleve , lumenjve dhe qendrave të banuara. Duke i quajtur shqiptarët �??të paudhë�?? dhe gjuhën e tyre �??barbare�?? . Mbijetesa e kësaj gjuhe , do të realizohej nga shqiptarë të shkolluar në medresetë turke ,në manastiret greke , në kishat katolike , në kuvendet Françeskane apo në shoqëritë e Jezuitëve. Prandaj kjo ndikoi që deri në vitin 1900 gjuha shqipe të shkruhej me shkronja greke , turke , serbe dhe latine. E para politikë e mirëfilltë e arsimit shqiptarë ka qenë njehësimi i gjuhës shqipe vetëm me gërma latine, që u fiksua në Kongresin e Manastirit. Në trojet shqiptare përpjekjet u bënë në të gjithë vilajetet , por ja që kufiri shqipëtar u tkurr në 2/3 dhe shumë pjesë të saj si Kosova dhe �?amëria , trojet në Maqedoni dhe Mal të Zi mbetën jashtë Shqipërisë. Dokumentacioni i periudhës së rilindjes gjendet në sasi të madhe në turqisht sepse kjo ishte gjuha zyrtare e kohës dhe nga ana tjetër gjuha shqipe, akoma e pa kultivuar, nuk e zotëronte fjalorin e domosdoshëm për të plotësuar dokumentacionin e përpiktë zyrtar. Në çdo periudhë të historisë, por veçanërisht gjatë Rilindjes Kombëtare gjuha shqipe do të ishte simbol i fuqishëm kombëtar. Pavarësisht dialekteve , ku spikatnin dy më kryesorët gegërisht dhe toskërisht. Dialekte ka çdo gjuhë, por në kuadrin shqipëtar ato janë krijuar në një sipërfaqe relativisht të vogël. Arsyeja e parë është se prapambetja shoqërore nuk favorizonte qarkullim të fuqishëm të njerëzve , për shkak të mungesës së qendrave të mëdha të zhvilluara , mjeteve të transportit etj. Arsyeja tjetër është se gjithë shoqëria shqipëtare ka qenë e përçarë. Bashkimi i saj ka qenë i pjesshëm dhe për periudha të shkurtra kohe. Faktorët e përçarjes kanë qenë kryesisht administrativ dhe fetar. Roli i rëndësishëm i gjuhës në bashkimin dhe përparimin e kombit duket jovetëm në egërsinë me të cilën janë zhdukur dokumentat shqip nga të huajt, por edhe në etjen e mendimtarëve të ndritur shqiptar, për të faktuar lashtësinë e saj. Vepra e Sami Frashërit �??�??Shqipëria ç�??ka qenë, ç�??është dhe ç�??do të bëhet,, ka qenë një platformë e sigurt, për gjenerimin e politikave të arsimit shqiptar. Kështu në qoftëse Mësonjëtorja e parë në Korçë, ishte shkëndija fillestare e qëndrueshme e arsimit shqip, Normalja e Elbasanit ishte konsolidimi i përpjekjeve, që arsimtarët shqiptar të përgatiteshin brenda vendit. Deri në këtë kohë mësuesit shqiptar ishin përgatitur në sholla të lindjes apo të perëndimit. Përgatitja e tyre ishte bashkëkohore , por ata ishin të pakët. Në fillesat e tij arsimi shqipëtar e thithi pedagogjinë e kohës pa aftësi të qarta përzgjedhëse. Mësues të tjerë që kishin dalë nga shkollat shqipe nuk i zotëronin në shkallën e duhur cilësitë profesionale. Pas shpalljes së pavarësisë në 28 nëntor 1912 me vendim të ministrisë së arsimit shkolla fillore u bë e detyrueshme për fëmijët e Shqipërisë. Kjo performancë e politikës arsimore shqiptare e futi drejt zhvillimit më të qëndrueshëm shkollën shqipe. Megjithatë mangësitë ishin të shumta. Deri në këtë kohë arsimi në gjuhën shqipe kishte mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe dha ndihmesë të madhe që mos të asimilohej kombi ynë. Tani detyra ishte edhe më e vështirë. Që të përparonte vendi shkollat jo vetëm duhet të hapeshin në çdo skaj të Shqipërisë por duheshin siguruar mjetet financiare dhe materiale, që këto të funksiononin pa ndërprerë. Fatkeqësisht para dhe pas Luftës së parë Botërore, këto ndërprerje ishin të shumta. Shoqëritë shqiptare të ngritura në Greqi , Sofje , Bukuresht, i ishin përgjigjur shkollave të para shqipe me tekste , programe , mësues të përgatitur dhe materjale të tjera . Mësuesit e shkollës së parë shqipe dhanë mësim me armë në brez , patriotët shqipëtarë funksiononin më lehtë jashtë kufijëve të Shqipërisë në rolin përkrahës, që realizonin për shkollat. Kjo tregon për elemente të shumtë të shoqerisë sonë që të lidhur me sunduesin, bllokonin hapesirat e mundshme për ecurinë e shkollave dhe procesit të edukimit në përgjithësi. Megjithatë kontributi i patriotëve shqiptar bëri që të arrihen rezultate në zhvillimin e arsimit në Shqipëri. Një problem tjetër që filloi të zgjidhet ishte hapja e shkollave profesionale , në mënyrë që arsimimi të përputhej me kërkesat e shoqërisë. U hapën shkolla teknike , bujqësore , artistike etj. Së bashku me arsimin u zhvillua së tepërmi jeta kulturore. Shteti që drejtoi Ahmet Zogu mbase eleminoi spontanitetin në hapjen dhe mbylljen e shkollave, por gjendja e programeve , teksteve , mjeteve didaktike , objekteve shkollore dhe kushteve të punës së mesuesve dhe nxënësve të tyre ishin tregues të përkujdesjes së pakët për arsimin. Shtoi kësaj edhe spaletat fashiste që vuri shkolla e asaj kohe. Botimet ishin të shumta, në materiale didaktike dhe pedakogjike, për shkollat shqiptare. Ky komb i rezistoi coptimit gjatë Luftës së parë botërore dhe kontribuoi në kampin antifashist gjatë Luftës së dytë botërore. Për disa vjet gjatë luftës së dytë botërore Kosova dhe �?amëria iu bashkangjitën truallit mëmë. Kështu u krijuan kushte për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha trevat shqiptare. Edhe arsimi pati zhvillimet e veta. Kështu rreth 100 arsimtarë nga Shqipëria punuan me përkushtim në shkollat e Kosovës dhe �?amërisë. Por mbarimi i luftës së dytë botërore dhe krijimi i shtetit të ri shqiptar e shpërfilli këtë përpjekje heroike të mësuesëve , në kuadër të konjukturave të bashkëpunimit me shtetin Jugosllav. Pas luftës në kuadër të bashkëpunimit me Jugosllavinë këta mësues patriot provuan dënimet si nga Jugosllavët ashtu edhe nga Shqiptarët në kuadër të bashkëpunimit dypalësh ndërshtetëror. Zhdukja e analfabetizmit ishte e treta zgjidhje që realizuan politikat arsimore dhe u krye në periudhën e pushtetit popullor. U hapën kurse dhe shkolla sezonale që realizonin shkollimin e njerëzve pa shkëputje nga puna. Arsimi u bë i masave të gjera popullore. Aq e vërtet ishte kjo sa që çdo njeri që kërkonte të arsimohej më së miri, ose të ngrihej në strukturat shtetërore, kishte prioritet në qoftëse përdorte frazën : ``Vij nga një familje e varfër punëtore ose fshatare, me tradita patriotike,, Arsimi i detyruar 8-vjeçar siguroi ligjëshmëri pothuajse bashkëkohore në arsimin shqiptar. Numri i shkollave dhe pjesëmarrja e nxënësve në to, u shumëfishua. Ky vend në fillim arriti të ngrejë institute dhe më tej shkolla të larta të specializuara për shumë degë të ekonomisë, derisa u themeluan universiteti, Akademia ushtarake etj. Akademia e shkencave ishte ikonë e krijuar në periudhën e pushtetit popullor. Por këto arritje kishin mangësi , sepse përvoja e shkollave tona ndërthurej vetëm me shkollat e lindjes dhe sikur të mos mjaftonte kjo , spaleta marksiste e izoloi shkollën shqipëtare duke ngushtuar së tepërmi vizionin e saj tradicional. Fryma e kolektivizmit , që kërkonin politikat e arsimit të asaj kohe , realizoi më së miri gjithëpërfshirjen e njerëzve në ngritjen e nivelit kulturor. Arsimimi i studentëve jashtë vendit tonë kryesisht në vendet e lindjes , realizoi në shumë drejtime , thithjen e përvojës bashkëkohore. U përgatitën kuadro të arsimit të lartë në të gjitha fushat . Kjo i përgjigjej edhe modernizimit të jetës së vendit në bujqësi , industri , ushtri erj. Një aspekt i politikës arsimore që doli shumë në dritë në këtë kohë ishte rregullimi i marëdhënieve të brendëshme në arsim. Që kur u bë i detyruar arsimi , mësues nuk ishin vetëm njerëzit me ide të theksuara patriotike por edhe njerëzit që përdornin arsimimin si mjet të mundëshëm punësimi. Termi që përdorej dendur ishte : ``Revolucionarizimi i mëtejshëm i shkollës`` dhe ky nënkuptonte para së gjithash , mësues me një etikë të përcaktuar profesionale dhe shoqërore. Jo rrogëtar por misionar në arsim. Aplikimi i trekëndëshit revolucionar : ``Mësim , punë fizike dhe stërvitje ushtarake,, vërtet i vinte njerëzit në mënyrë të rëndomtë në punë të papaguar , ose nga ana tjetër , krijonte iluzionin se të gjithë të huajt ishin armiq. Por krijoi kushte , për marrjen e njohurive të shumëta , për jetën civile dhe ushtarake dhe para së gjithash , tek nxënësit dhe studentët lidhej teoria me praktikën , si element i rëndësishëm i të mësuarit të qëndrueshëm , kritik dhe aplikativ. Arritjet e arsimit shqiptar të kësaj periudhe janë të shumëta , për përmirësimin në planin kulturor dhe professional të mbarë shoqërisë. Por shoqëria jonë u mbyll dhe u izolua nga ideologjia e theksuar e ndërtimit të socializimit me mentalitetin ``si në rrethim,, . Kjo bëri që njerëzit të çorientohen , në kohë dhe hapësirë. Kështu p.sh. u forcua së tepërmi ideja se shoqëria jonë katërmilionëshe jetonte në mënyrë më të suksesshme se shoqëritë e tjera. Kjo bëhej edhe kur flitej për shoqërinë amerikane qindramilionëshe. Dihet mirë që bashkëjetesa në një komb kaq të madh , realizohet duke zgjidhur probleme shumë herë më të mëdha se problemet që zgjidhte shoqëria jonë. Vetë fakti që shqiptarët u sistemuan në mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme në këto shoqëri gjatë viteve të demokracisë , tregon se vlerat e tyre ishin të mëdha , por mbyllja dhe veçimi ideologjik e dëmtoi rëndë vizionin e shoqërisë shqiptare. Veprimtaritë që realizonin këto sforcime shoqërore kushtëzuan rënien e këtij shteti. Kufizimet në mënyrën e jetesës së shoqërisë krijuan pakënaqësi tek njerëzit të cilët filluan të largoheshin në mënyrë demostrative nëpër botë. Izolimi për një kohë të gjatë nuk ishte vetëm fizik por edhe mediatik. Dikush që ndiqte edicionet informative , apo edicione të tjera drejtpërdrejt nga media e huaj , kishte rrisk të madh për diskriminimin shoqëror. Hapja ndaj botës pas vitit 1991 krijoi hapësira të reja për indentitetin shqiptar. Thyerja e tabuve ideologjike i dha mundësi orjentimit mendor të pa kufizuar të njerëzve, në lidhje me vlerat më të mira kulturore dhe institucionale të vendeve të tjera. Fitoi standarte të reja niveli i jetesës së popullsisë, në ekonominë tone hyri fjala e fundit e shkencës dhe teknologjisë bashkëkohore. Shqipëria është sot vend me përfaqësitë e tij në shumicën e organizmave rajonale dhe ndërkombëtare. Shkollat shqiptare një shekull më pare morën gjithëshka nga sistemet edukative bashkëkohore dhe ia nënshtruan zhvillimit e përparimit të vendit, që kishte përvojë të pakët në këtë fushë. Sot hapësirat e edukimit bashkëkohore shfrytëzohen në mënyrë kritike. Përvoja jonë e arsimit shqipëtar po plotësohet çdo ditë me idetë dhe arritjet e shkollave të përparuara evropiane , amerikane dhe mbarë botërore. Sot në qendër të politikave arsimore të Shqipërisë, janë kopetencat themelore Evropiane, në synimet për edukimin e brezit të ri. Le t`i ballafaqojmë ato në dritën e nivelit të përvojës sonë tradicionale. 1- Komunikimi në gjuhën amëtare. Ky synim quhet plotësisht koherent me traditën e vendit tonë. Të formohet brezi i ri në mënyrë të përgjegjshme për të respektuar dhe mbrojtur indentitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore. Jo rrallë krijohet ideja e shpërfilljes së indentitetit tonë. Kështu vërehen mosha të reja që preferojnë të shfaqen në shoqëri duke dëgjuar këngë të huaja , përdorin frazeologji të huaj, ose debatojnë për vlera të shoqërive të tjera , duke nënvleftësuar vlerat shqiptare. Pra këta duke manifestuar një sjellje të tillë , vlerësojnë çdo gjë, mjafton të ketë etiketën ``e huaj,, . Njohuritë e tyre për botën zakonisht i kanë të fituara nëpërmjet opinioneve jorealiste. Vetëizolimi bëri vërtet , që vendi ynë të pësonte prapambetje në mjaftë fusha . Por të tjerë , që jetojnë jashtë vendit , pa mohuar vlerat e shoqërive të huaja , e gjejnë motivin , për të vlerësuar botën shqiptare. Atje ku ata janë , jo vetëm që krenohen me indentitetin e tyre , por realizojnë edhe aktivitete artistike , edukative dhe kulturore me natyrë të theksuar kombëtare. 2- Komunikimi në gjuhë të huaj. Shpesh gjuha e huaj ne Shqipëri ka patur synime politike. Kështu mësohej rusisht , sepse rusët perbënin qendrën e kampit socialist. U hoq rusishtja , sepse nuk do të ndiqet më ideologjia e socializmit dhe komunizmit. Komunikimi në gjuhë të huaj duhet të sigurojë për vendin shkëmbimet shkencore , kulturore dhe përvojat shoqërore , pra masivisht duhet të mësohen në shkolla gjuhë të vendeve me potencial të lartë në fushat e ndryshme të jetës. Në këtë mënyrë do të krijoheshin baza për prurje të ndryshme pozitive. 3- Kopetenca matematikore, shkencore dhe teknologjike, është trajtuar vazhdimisht me thellësi dhe aktualitet. Ndër lëndët që trajtohen me provim përfundimtar të detyruar ka qenë gjithmonë matematika. Kontrollet inspektuese në shkolla gjithmonë kanë realizuar me prioritet kontrollin e cilësisë së zhvillimit të lëndëve shkencore. Dukuri këto që kanë ndikuar në rritjen e përkushtimit dhe vëmendjes për arritjen e këtyre kompetencave. 4- Kopetenca dixhitale. Zhvillimi i madh i pajisjeve kompjuterike ka ndodhur me shpejtësi të madhe në dekadat e fundit , pra ky synim i politikës arsimore është novatore , jo vetëm për ne, por edhe për arsimin botëror. Veçoritë e zhvillimit të sotëm në të gjitha fushat shoqërore kërkojnë realizimin me nivel të lartë të detyrave menaxheriale , drejtuese dhe planifikuese. Këto nuk mund të mendohen të realizuara pa ndihmën e teknologjisë së informacionit , medias elektronike apo botës së pafund të internetit. 5- Kopetenca e të nxënit gjata gjithë jetës. Tradicionalisht ka patur bazë të gjerë praktikimi i shkollave pa shkëputje nga puna. Liberalizimi i sotëm i arsimit të lartë dhe bashkë me këtë edhe i studimeve pasuniversitare ndihmon së tepërmi për realizimin e kësaj kompetence. Shkollimi pasuniversitar zakonisht bëhet për të mbajtur vendin e punës , ose për të arritur një vend të ri pune. Cilido që të jetë qëllimi , ai është tregues në rritje i cilësisë së edukimit në vendin tonë. Të mësuarit gjatë gjithë jetës , i ndihmon njerëzit të realizojnë vetkontrollin në mënyrë më racionale dhe të jenë gjithmonë pranë risive interpretuese të dukurive shoqërore dhe të problemeve të praktikës prodhuese. Praktikimi në shkolla i projekteve kurikulare dhe punës së pavarur, gjithashtu përgatit nxënësit për të fituar edukatë pune për të gjithë jetën. Iniciativa e tepruar , së bashku me antivlerat e shoqërisë , ka shpërfillur një vlerë të qartë të saj. Aplikimi i punës praktike në bujqësi, apo industry, realizon në mënyrë të tërthortë lidhjen e teorisë me praktikën. Dikur kishte ndërrmarje shtetërore dhe krijoheshin mundësi për realizimin e infrastrukturës së nevojshme , që të aplikohej praktika në këto ndërrmarje. Sot ka sipërrmarje private , prandaj duhet të rregullohen me ligj mënyrat e aktivizimit të risisë shkollore drejtpërdrejtë në prodhim . Deri diku kjo realizohet vetëm në shkollat profesionale. Për rrjedhojë brezi i ri sot , megjithëse merr njohuri të shumta teorike , ka vështirësi në aplikimin praktik të tyre. Këtë të metë të madhe e zbuloi dukshëm testimi që realizoi PIZA në vendin tonë. Rinia në shkollat e arsimit të detyruar dhe në shkollat e mesme të përgjithshme, që kanë rolin kryesor në furnizimin e arsimit të lartë, ka mangësi të dukëshme në këtë drejtim. Rinia shqiptare , e di më së miri ku janë qendrat turistike , po ashtu dine shumë mire ku janë diskotekat dhe lokalet e ushqimit me nivel turistik, por është e huaj për qendrat private apo shtetërore, që prodhojnë të mira materjale. 6- Kopetenca shoqërore dhe qytetare ka patur bazë të gjerë tradicionalisht. Në planin social, sot identiteti shqiptar shfaq dukuri negative. Ne sot quhemi shoqëri e monitoruar. Në çdo hap që bëjmë në strukturat shoqërore, ne presim miratimin e Parlamentit Evropian. Për të siguruar votime të rregullta, ne kërkojmë prezencën e vëzhguesve të huaj. Pyetja e ngulitur në mendjen e çdo shqiptari është: ``A i arritëm standartet shoqërore?,, Shpesh herë shoqëria jonë kalon sforcime të panevojshme . Këto çoroditje vijnë ndonjëherë nga një njeri , nga një grup shoqëror , ose nga parti politike. Filozofët e lashtësisë e kanë patur frikë demokracinë. Për ata forcë drejtuese e shoqërisë ishte autoriteti. Pra ata nuk mund të kuptonin drejtimin e një shoqërie, ku të gjithë janë të lirë të flasin dhe të realizojnë veprimtaritë. Ata nuk kishin ligje për funksionimin e demokracisë popullore. Por sot ka ligje . Pa kujdesin e duhur në zbatimin e këtyre ligjeve demokracia kthehet në anarshi. Edukimi për bashkëegzistencë paqësore është prioritar në politikat arsimore. Por sot ajo ka fituar cilësi të reja të gjithëpërfshirjes , bashkëjetesës në harmoni , pranimi i vlerave të tjetrit , mirëkuptimi , toleranca dhe mbi të gjitha trajtimi i problemeve lokale në prizmin e globalizimit. 7- Kopetenca e iniciativës dhe sipërrmarjes , përgjithësisht në shkollat tona nuk është vlerësuar ndonjëherë drejtëpërdrejtë me nota. Por duke qënë se nxënës pa rezultate premtuese në shkolla arrijnë nivele të larta të përshtatjes shoqërore , në drejtim apo novatorizma teknologjikë , shfaq qartë se sa i rëndësishëm është ky tregues për shoqërinë që po konsolidohet. Ndoshta në periudha të tjera kohore , kjo aftësi do të vlerësohet drejtpërdrejtë me nota. Problemet bujqësore në vendin tone janë të shumta. Bujqësia shqiptare funksionon e parcelizuar, prandaj realizon produkt me kosto të lartë. Konkurimi i tregut të huaj është evident në shumicën e produkteve të saj. Edhe në industri është e njëjta gjendje. Sipërmarja, jo vetëm bujqësore, por edhe ajo industriale, në fillim është realizuar nëpërmjet intuitës personale. Kjo nuk siguron gjithmonë sukses. Funksionimi i njësive të mëdha bujqësore dhe industriale, që të parashikojnë me efikasitet shërbimet dhe njohjen e kërkesë-ofertës në treg, do të ishte zgjidhje e problemit. Sot sipërmarrja edukohet në shkolla, nëpërmjet Edukimit për karrierë. Pra sipërmarësit e ardhshëm, do të favorizojnë jo vetëm bujqësinë por edhe industrinë, transportin, shërbimet, etj. 8- Kopetenca e formimit kulturor dhe shprehjes është në përputhje me traditën , por dikur kishte kufizime në fushën politike dhe atë ideologjike. Heqja e këtyre kufizimeve ka bërë që njerëz të sferave shkencore , ekonomike dhe politike të kenë mundësi të arrijnë performancë të qartë në trajtimin e problemeve që shqetësojnë shoqërinë. Një synim i politikës arsimore është edhe sensibilizimi i njerëzve në problemet mjedisore. Në fakt ky aspekt i rëndësishëm është shfaqur më i mprehtë në shoqëritë me popullsi të madhe , sepse shkolla e shfrytëzimit të burimeve mjedisore nga njera anë dhe krijimi i ndotjeve nga aktiviteti i përditëshëm në anën tjetër, po realizojnë tjetërsimin e mjedisit dhe pakësimin e biodiversitetit aq të domosdoshëm për mbijetesën e mbarë shoqërisë. Prirjet e pjesëmërrjes së prindërve në mënyrë aktive në edukimin e fëmijëve të tyre , buron nga fakti që prindi është edukatori i parë i çdo fëmije. Edhe dikur ka qenë i rëndësishëm komunikimi midis nxënësit , mësuesit dhe prindit , por sot është vënë në baza të reja me krijimin e bordit të shkollës dhe këshillit të prindërve , qeverisë së nxënësve etj. Pra tendenca e politikës arsimore në Shqipëri priret të jetë sa më bashkëkohore. Politika jona arsimore ashtu si dikur edhe sot , ka siguruar një ndërgjegjësim në rritje të zhvillimit të prirjeve pozitive të shoqërisë sonë . Në këtë mënyrë shqiptarët përsosin kulturën shoqërore dhe arrijnë të ndërveprojnë sa më denjësisht me civilizimin botëror bashkëkohor.
Posted February 23, 2014 at 6:09 AM -
MBI EDUKIMIN NE ARSIM www.webs.comNë shkolla nxënësit përgatiten për të përballuar sfidat e jetës. Modelimi i këtij postulati na orjenton drejt mësimit dhe edukimit. Me mësim do të kuptojmë marrjen e njohurive të reja , për botën që na rrethon ,kurse me edukim , aftësinë për të mbajtur një qëndrim të caktuar ndaj kësaj bote . Të njohurit e botës përreth e tërheq njeriun, sepse atë e shoqëron kurdoherë ndjesia e kuriozitetit karakteristik të moshës. Pra në shunicën e njohurive të programit shkollor nxënësi ballafaqohet me ganxhat e kuriozitetit. Sa mësojnë nxënësit sot ? Për mendimin tim mësojnë shumë. Mësojnë nga ato që mësuesi shpreh , por mësojnë edhe nga mënyra se si ai shprehet. Mësojnë nga veprimet e pritshme të mësuesit por edhe nga mosveprimet e tij. Nxënësit përfitojnë nga sinqeriteti i mësuesit fillestar , po ashtu edhe nga sjellja komplekse e mësuesit profesionist në klasë. Ata kapin që në ajër mesazhin e mësuesit komunikues , që krijon klimë shkollore të shëndetshme , por mësojnë të distancohen dhe të veprojnë në grup ndaj mësuesit autoritar. Por konsolidimi i qëndrimit ndaj këtyre dijeve, është një çështje ku mësuesi duhet të ndalet patjetër. Të jap një zgjidhje origjinale dhe bashkë me zgjidhjen edhe diçka nga vetja, nga përvoja bashkëkohore. Po të kenë parasysh postulatin e parë dhe të mos i krahasojnë gjithmonë nxënësit me dijet e mësuesve të tyre, besoj se janë të shumtë ata që janë dakort me këto përfundime. Atëherë cila do të jetë masa për ekuivalentimin e dijeve të nxënësve ? Matja e saktë do të ishte shkalla e aplikimit të dijeve, ndërveprimit të tyre në situatat shoqërore dhe lehtësia me të cilën ata përqafojnë veprimtaritë e reja prodhuese apo shërbyese. Përfshirja në veprimtari të reja kryhet shpejt nga fëmijët, Ata gjithmonë e lënë përgjysëm analizën për veprimtaritë e kaluara. Propabiliteti për të nxjerrë përfundime të sakta nga ngjarjet e dikurshme është i ulët. Vazhdimësia llogjike, po ashtu paraqet nivele të ulëta. Kjo rutinë e mërzitëshme thyhet me sukses nga ngjarjet e reja, por jo nga veprimtaritë rutinë, që përsëriten në mënyrë monotone. Shmangia e fëmijëve nga aktivizimi është tregues i domosdoshmërisë së një procesi të edukimit të qëndrimeve. Po për edukimin e nxënësve në shkolla çfarë mund të themi ? Edukimi i një individi është produkt shoqëror. Pra vetëm një pjesë e tij bëhet në shkollë. Në fund të fundit nxënësi përgatitet për jetën , por ja që i duhet të fitojë disa kredite edhe në jetën shkollore. Të mësosh një nxënës mund të jetë e vështirë , por ta edukosh atë është më tepër se e lodhshme. Mirë është që mësimi dhe edukimi të ecin paralel. E them këtë sepse një pjesë e edukatorëve e quajnë të përfunduar edukimin që në klasat e ulta të arsimit të detyruar. Shprehja: ``Nxënësi tani e di se ç`është e mirë, apo e keqe,, është tregues i këtyre koncepteve të rutinës pasive. Edukimi i qëndrimeve nuk mbaron kur nxënësi ``e di,, por atëhere fillon. Ky edukim duhet të vazhdoj në radhë të parë me shembullin personal të vetë mësuesit, me insistimin për sjellje korrekte të familjes në lidhje me detyrimet shkollore dhe ajo që është më e rëndësishme, me mënyrën e zgjidhjes së problemeve që lindin gjatë ndërveprimeve shkollore. Nxënësit të edukuar por të pamësuar si duhet zakonisht i thonë �??i urtë�?? sepse ai nuk krijon probleme në shoqëri. Por çfarëdo emri që t�??i vendosim një nxënësi të mësuar, por jo të edukuar si duhet, ai do të përmbante në vetvete rrezikshmëri të lartë shoqërore. Edukimi i nxënësit ka filluar dikur,diku , kur ai nuk ishte aspak i vetëdijëshëm për rëndësinë shoqërore të sjelljeve të tij. Pra përkëdhelitë apo qortimet që ai ka marrë gjatë jetës kanë konsoliduar qëndrime të caktuara shoqërore. Në rastin më të mirë mësuesi në mënyrë intuitive ose profesionale duhet që t�??i njoh këto qëndrime dhe pastaj të ndërtojë mbi ato, qëndrime të tjera shoqërore. Në rastin më të keq mësuesi krahas qëndrimeve të reja duhet të shkatërrojë opinionet , paragjykimet dhe qëndrimet e vjetra. Në klasat e ulëta të ciklit fillor kjo duket sikur realizohet më së miri . Por me rritjen e nxënësit dhe mishërimin e veprimeve të pavarura , vërejmë se edukimi nuk është realizuar. Një pjesë e kontigjentit të fëmijëve përballë personalitetit të mësuesit vetëm kanë bërë ``sikur janë edukuar,, sepse ata duke u dhënë pas impakteve vetiake, nuk kanë mundësi të sigurojnë forcën e duhur për t`u kundërvënë veprimtarive edukative që realizohen në shkollë. Ato që mësohen sot në shkollat tona, përgjithësisht bien ndesh me parimet e brezave që jetonin dhe punonin vetëm 20 vjet më parë . Shoqëria jonë e shqetësuar nga tranzicioni ka elementë të tepërt pengues në edukimin e fëmijëve me kulturën e shoqërizimit në shkolla. Për sa kohë shoqëria ka probleme të mprehta sociale të pa zgjidhura , vëmendja e të rriturve do të kthehet rrallë në edukimin e fëmijëve. Influencë në edukimin e nxënësve me tipare negative ka edhe media elektronike dhe e shkruar. Institucioni i familjes është shumë i vjetër në shoqëri. Në familje edukimi ndodh natyrshëm . Por ja që morali familjar, sado i përsosur që të jetë, nuk e arrin dot shkallën e shoqërizimit të moralit në institucionin shkollor. Ashtu si padrejtësia e gjakmarrjes ngujon fëmijë e të rritur brenda katër mureve të shtëpisë, edhe qindra padrejtësi të vogla shoqërore, ngujojnë fëmijë e të rritur në kllapinë e guaskës familjare. Opinioni me bazë interesin e familjes, bëhet përshkues i vetëdijes shoqërore. Ngushtimi i kësaj vetëdije, nuk i lejon t`i zgjidhin as teorikisht me parametra të shoqërizimit të nevojshëm, problemet personale dhe shoqërore. Të mos harrojmë se pre e këtyre ndërveprimeve bie dhe mësuesi. Kështu ai nuk gjen dot motivin e duhur për veprimtari edukative objektive, sepse nuk e lejon horizonti i tij i përcaktuar nga niveli i sjelljeve shoqërore që realizon. A mund të shmangen lehtë këto opinione të ngulitura në predispozita të shumta të mjediseve të larmishme shoqërore? Të zhduken jo. Por mësuesi i përgatitur, me horizont dhe motivues, ka shumë mundësi të lehtësoj fëmijët të paktën gjatë aplikimi të aktiviteteve shkollore. Bashkohem me mendimin se baza e konfliktit në shkollë nuk është vizioni shumë i ndryshëm i protagonistëve për shoqërinë ,por në radhë të parë shkalla e ulët e shoqërizimit të sjelljeve të aktorëve në arsim. Puna rutinë e mësuesëve vetëm me nxënësit e zellshëm e minon barazinë sociale në klasë dhe në shkollë. Adoleshenti është i prekshëm ndaj sjelljeve shoqërore të mësuesit, që nuk realizojnë gjithpërfshirjen në veprimtaritë shkollore. Ai është i lidhur me botën e ideve dhe pretendon se i ushtron ato në praktikën e përditshme. Kjo e shtynë atë të atakohet me procesin edukativ dhe aktorët e tij, kudo në shkollë dhe shoqëri . Klima e gjithëpërfshirjes në klasë dhe shkollë do të ndihmonte edukimin e mirë të nxënësve më tepër se veprimtaritë diferencuese që bëjnë mësuesit sot, duke filluar me fjalën dhe me notën që vendosin. Shpesh herë shoqërinë njerëzore e drejtojnë njerëz me karakter të fortë, tepër impulsiv që i karakterizon fryma e aventurës. Pasoj e kësaj janë lëvizjet shoqërore të pa strukturuara dhe me kohëzgjatje relativisht të shkurtër. Këto lëvizje dallohen për tipare përjashtuese ndaj shtresave të caktuara të shoqësë, po ashtu edhe për moralin shoqëror që ato mishërojnë. Kjo ndodh edhe me grupmoshat e fëmijëve. Fëmija me edukim të rregullt dhe parashikues i mosrealizimit të veprimtarive, përjashtohet, shpërfillet dhe etiketohet me epitetin ``ndjellës ters,,. Ky realitet që përsëritet dendur në ambjentet e fëmijëve, është tregues i qartë i vakumit edukativ në mjediset që frekuentohen nga fëmijët. Ky vakum edukativ i munguar dikur midis fëmijëve ka prodhuar sot, ndoshta edhe nesër, lider shoqëror ekspresiv, të pa ekuilibruar shoqërisht, abuziv moral dhe materjal dhe mbi të gjitha me talentin e spikatur për futjen e shoqërisë në ``qorsokak historik,,. Kam mendimin se mësuesit sot , pa lënë mënjan mësimin, duhet t`i kushtojnë vëmendje të madhe të edukimit . Kjo , jo vetëm që të përballojnë me sukses barrën shoqërore të edukimit , por edhe të bëjnë më të lehtë punën në këtë profesion të nderuar. PUNOI : LLAZAR SYZIU Mësues në qytetin Fier. Shqipëri.
Posted February 23, 2014 at 6:11 AM -
MBI SHFAQJEN E DHUNES NE EDUKIM www.webs.comPUNOI: LLAZAR SYZIU �?do shoqëri edukimin e brezit të ri e ka një ndër fushat e rëndësishme. Përpjekjet më të zakonshme që evidentohen janë edukimi i vlerave pozitive të shoqërisë duke eleminuar vlerat negative të saj. Ky proces me shfaqje cilësore, me kalimin e kohës realizon tipare të ndryshme të shoqërisë pasardhëse. Ky ndryshim realizohet herë ngadalë pa kontradikta të dukshme, herë i shpejtë me sforcime të mëdha. Edhe shoqëria shqiptare i nënshtrohet kësaj ligjësie. Ka më tepër se dy dekada që shoqëria jonë, po nxjerr gjeneratat e brezit të ri me ide dhe qëndrime, që mohojnë një pjesë të mirë të vlerave të shoqërisë së mëparëshme. Ky është tregues për një shoqëri jo të qetë. Shoqëritë e qeta nxjerrin gjenerata që mbështetin traditën e mëparëshme. Kjo gjendje reflektohet edhe në edukim. Por cilët janë parametrat e edukimit në kontekstin shqiptar? Për të realizuar opinione sa më të pranueshme po i referohem raportit studimor ``Dhuna kundër fëmijëve në Shqipëri,, Përvoja personale sado e pasur që të jetë mund të sjellë interpretime me tendencë të njëanshme. Disa gjetje të këtij punimi të Qndrës së zhvillimeve humane janë: ``Përdorimi i formave të lehta dhe të moderuara të dhunës trupore dhe psikologjike në Shqipëri është mjaft i përhapur. Megjithëse në planin teorik pranohet se dhuna duhet përdorur në rast se është e nevojshme, në praktikën e përditëshme dhuna fizike dhe psikologjike janë mjeti kryesor për disiplinimin e fëmijëve si në shtëpi ashtu edhe në shkollë. Përdorimi i dhunës tolerohet më shumë në shtëpi nga prindërit, apo nga anëtarët e tjerë të familjes, se sa në shkollë apo institucione të tjera.Koncepti i përdorimit të dhunës nga këto institucione edukimi pranohet nga shumë fëmijë si i dobishëm.Trajtimi i rasteve të denoncimit të dhunës ndaj fëmijëve nuk merret seriozisht.Në shtresat e ulta dhe më pak të arsimuara të shoqërisë përdoret më shumë dhunë fizike, ndërsa në shtresat e mesme dhe me më shumë arsimim, ekziston prirja drejt heqjes dorë nga përdorimi i dhunës fizike dhe animi nga përdorimi i dhunës psikologjike.Format e përdorimit të dhunës janë: - të bërtiturat, - mbajtja e mërisë, - imponimi - kërcënimi, - mallkimi, - izolimi në vende të pakëndëshme, - goditje me dorë, këmbë,ose mjete të tjera. Fëmijët që shfrytëzohen për punë i nënshtrohen një dhune të shumëfishtë. Mësuesit përdorin më shumë zbimin si ndëshkim psikologjik ndaj nxënësit.Përdorimi i formave alternative të dhunës që përdoren, është më tepër rezultat i intuitës së prindërve dhe mësuesve, se sa produkt i edukimit të tyre për të përdorur këto forma.Prindërit dhe mësuesit kanë njohje të kufizuar të formave alternative me natyrë ndëshkuese, megjithëse i përdorin disa prej këtyre formave. Edhe në rastin kur i përdorin këto forma, më shumë janë të pa menduara (impulsive), jashtë kuadrit të një plani të caktuar që synon një rezultat specifik në sjelljen e fëmijës dhe që merr parasysh pasojat që mund të shkaktoj tek fëmija.Siguria e fëmijëve dhe mirëqënia e tyre në Shqipëri, dëmtohet rëndë nga përdorimi i dhunës në shtëpi, shkollë dhe në mjedise të tjera ku jetojnë, luajnë dhe mësojnë fëmijët,,. Problemi i parë për mendimin tim është se ``në cilat kushte,, është përdorur kjo dhunë? Po trajtojmë në fillim kuadrin ligjor, sipas Konventës për të drejtat e fëmijëve, që mendohet se shkelet në mënyrën rutinë. Neni 13 �?? Fëmija ka të drejtën e shprehjes. -Ushtrimi i kësaj të drejte kufizohet me ligj dhe është e domosdoshme për respektimin e të drejtave, ose reputacionin e të tjerëve. Neni 14 �?? Liria e mendimit, fesë, prej fëmijës respekton të drejtën e prindit për ta drejtuar në ushtrimin e të drejtës. - Kufizohet me ligj kur cënon sigurinë publike, shëndetin dhe moralin publik, liritë e të drejtat e të tjerëve. Neni 15 �?? Fëmijët kanë të drejtën e organizimit dhe të grumbullimit. - Kufizohet kur cënon moralin dhe shëndetin publik. Neni 16 �?? Nuk lejohet të ushtrohet ndërhyrje arbitrare, në jetën private të fëmijëve, as cënime të kundërligjëshme të nderit dhe reputacionit. Neni 18 �?? Përgjegjësi kryesore për edukimin e fëmijës kanë prindërit. - Shteti i jep ndihmën e duhur prindit në ushtrimin e përgjegjësisë, për rritjen e fëmijës. Neni 37 �?? Asnjë fëmije të mos i mohoet liria në mënyrë arbitrare. Një popull jo gjithmonë merr opinione progresive nga të huajt , por ja që edhe kjo rrallëherë ndodh. Shkrimtari i madh anglez Bajroni ka vënë në dukje për kontekstin shqiptar të edukimit: ``Të mira fort virtytet e shqiptarit, por të ishin më të arrira,, Ndërsa sot dëgjohet të thonë: ``Edukimin e keni të drejtë, por të dhunshëm,, . Që kur është i vogël, një fëmijë i pakënaqur reagon emocionalisht dhe fizikisht, qëllon me daur, me këmbë, kafshon, të shkul flokët etj. Bile edhe kur prindi është duke e mbajtur në krahë. Praktika rutinë në mjediset shkollore ose familjare tregon, që kur përdoret dhunë, ajo është e dyanëshme. Fillon me nivele të ulëta: ``shikimi vëngër,, ``fjali tallëse ,, ( reciproke). Vazhdon me përdorimin në rritje të ``sharjeve,, përsëri reciproke si veprime dhe përfundon me goditje. (edhe këto të dyanëshme). Por më në fund, më i dobëti që është fëmija, del më i dëmtuar. Dhe ky pyetet: Ku?, Si?, Pse?, Kush?, Kur? etj. Ne që jemi mësues e dimë të gjthë se, që në klasat e fillores një nxënës që është nën kërkesën e llogarisë, ``shan nëpër dhëmbë,, kurse me zë mund të bjeri rasti të dëgjosh: ``ta ndreq unë ty,,. Kur arrin në klasa më të larta të arsimit 9-vjeçar rritet zelli i të hedhurit në aksion me shprehjen: ``s`dua, pse kush je ti?,, Kurs në klasat e gjimnazit, ky nxënës që është`` pre i dhunës,, ka fituar goxha status dhe mund të thotë: ``s`më njeh mua ti?,, ( duhet të njohim bëmat e tij), ``mirë se do ta shohim,,. Këto shprehje tregojnë se ai e ka të sigurt fitoren për të krijuar aq pengesa, sa të vështurësojë punën dhe veprimtaritë e mësuesit. Në mjediset familjare është sjellja e fëmijës me këtë ``status,, që do të krijoj kushte, që dënimin për papërgjegjshmëritë e fëmijës ta marrë prindi, sipas ligjit ( deri në 16 vjeç). Fëmija e di këtë sepse dëgjon zakonisht shprehjen: ``sill prindin në shkollë që të mbajë përgjegjësi,, Prindi i gjendur në këto vështirësi reagon emocionalisht. Fëmija e ka çuar ``para greminës,,. Dhe kë? Atë që sakrifikon për ta veshur dhe ushqyer. Ky prind sido që të sillet ka bërë dalje shpirtërore ndaj fëmijës. Prindi në këtë gjendje përdor refrenin: ``ç`të bën fëmija, nuk ta bën as perëndia,,. Ja pra, baza e konfliktit në familje, pavarësisht se si shfaqet fillimisht. Përsëri në fund i dëmtuar zakonisht del fëmija dhe ky pyetet: : Ku?, Si?, Pse?, Qysh, etj. Le të kujtojmë se çdo shoqëri, për anëtarët e saj, ka sanksionuar ligje dënimi për sjellje në kundërshtim me normat e saj dhe shpërblime për veprimet me përputhje ndaj normave shoqërore. Po të mos i ketë këto ligje, që zakonisht janë më të forta se dhuna psikologjike dhe fizike kundër fëmijëve, shoqëria mbaron së funksionuari. Pra që të vendosim theksin tek arsyeja më e zakonshme e përdorimit të dhunës nga të rriturit tek fëmijët, justifikohet me filozofinë e thjeshtë: Po e lamë pa trajtuar me dhunë të vogël psikologjike ose fizike, ai një ditë do të pësoj dhunë më të madhe nga shoqëria. Do të humbasi lirinë dhe do të izolohet nga strukturat e shoqërisë. Të vështruarit e dukurive me këtë prizëm, krijon prespektiva për zgjidhje të problemeve. Morali familjar në Shqipëri ka shumë pika të forta, po ashtu edhe morali shoqëror. Pritshmëria e zakonshme e të rriturve në vendin tonë, përsa i takon brezit të ri është pasive: ``Jemi mire, se nuk ka ndodhur gjë,,. Por kur ndodhin ngjarje antisociale, reagojnë ndryshe: ``Kujt t`ia ngecim përgjegjësinë në derë,,. Në fakt ``jemi mirë,, nuk duhet thënë kur nuk ka ndodhur ``gjë,,. Por duhet thënë kur nuk ka premisa për të ndodhur ``gjë,,. Ky i dyti quhet qëndrim aktiv. Le të shohim disa premisa për ngjarje të jashtëzakonëshme në procesin e edukimit në kohën e sotme: Nuk është efikase që prindi qëndron larg shkollës. Dhe kush prind ? Ai që gjatë pushimeve verore shprehet vazhdimisht: ``Sa të filloj shkolla dhe t`i mbledhi ca,,. Pra prindi i është larguar fëmijës së tij dhe jo shkollës. Zhvillimi i fëmijës jashtë koperimit mësues �?? prind, rrit sjelljet neglizhuese të fëmijës dhe jo në përputhje me kërkesat e shoqërisë. Pra krijohen mundësi për kontradikta. Ky fëmijë është si ajo bima pa kujdesin e duhur: ``Ose do të zhvillohet shumë, aq sa të pengoj bimët e tjera, ose do të rritet e dobët pa shëndet. Në të dy rastet ky nxënës do të konfliktohet me veprimtaritë bazë të shkollës dhe sjellja e tij jep premisa për ngjarje të jashtëzakonëshme. Sigurimi i të ardhurave për mjetet e nevojshme të jetesës u harxhon shumë kohë prindërve. Prandaj në atë kohë të pakët që i mbetet është e natyrshme të japësh dashuri dhe ngrohtësi edhe për kohën që u ke munguar. Po ashtu është efektive të japësh ndëshkime, që të sigurohet mos përsëritja gabimit edhe për kohën gjatë së cilës prindi nuk është i pranishëm në ambjentet e fëmijëve. Sigurimi i të ardhurave e lodh fizikisht prindin, kështu që pjesa e kohës që është pushim shfrytëzohet për t`u shlodhur.Ndërprerja e kësaj periudhe bëhet me vështirësi dhe humbet vëmëndja e duhur ndaj fëmijëve. Sigurimi i të ardhurave u krijon stres dhe çrregullime të tjera emocionale. Prandaj nuk arrijnë të kuptojnë çrregullimet në edukimin e fëmijës dhe rrezikun që u kanoset nga rritja e një fëmije të tillë. Edhe kur reagon ndaj kësaj gjendje, kuptohet lehtë reagimi i një njeriu të shqetësuar. Ndëshkimi që ai mund të jap është më tepër lehtësim psikologjik për vetn e tij, se sa një formë e caktuar edukimi. Pavarësisht se në shkolla punohet shumë për njohuritë që duhet të përvetësoj nxënësi, përsa i takon edukimit të nxënësve veprimtaritë lënë për të dëshiruar. Zakonisht edukimi i lihet spontanitetit. Në moshë të vogël të nxënësve ky spontanitet përjetohet keq nga ata vet. Për shembull ata duhet të zgjidhin shumë probleme me vetëgjyqësi. Kjo i bënë ata të mbyllur në vetvete dhe të ashpër në komunikim. Po ashtu edhe fjalori i tyre banal këtu e ka bazën. Këto fjalë me ngjyrim të fort emocional e kanë nxjerr shpesh nga situata. Duke qenë të vegjël ndërhyrja e mësuesit në raste flagrante është efikase. Por të mos harrojmë se ata quhen fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Pra kur i kanë realizuar parametrat fizik, apo performancën pothuajse sa mësuesi, ndonjë herë edhe më tepër se mësuesi. Në veprimet e tyre tashmë është e vështirë të ndërhysh, jo vetëm me prezantim verbal por edhe me përfaqësjm fizik. Prandaj sjelljet e tyre në shkollë të mesme degjenerojnë deri në përdorimin e mjeteve të forta, armë të ftota etj. Nuk është efikase që nxënës të caktuar vijnë pa mjete mësimore në shkollë. Duke qëndruar ``me duar në xhepa,, jo vetëm që për vete nuk mësojnë, por bëhen pengesë edhe për të tjerët. Konfliktet e ashpra me armë të ftohta ose armë zjarri midis nxënësve, tregojnë mospërputhje përshtatëse. Mungesat e shumta në regjistra do të justifikoheshin vetëm në rast epidemie. Braktisja e dendur e shkollës tregon që nxënësit e gjejnë perspektivën për të ardhmen, jashtë vlerave që edukon shkolla. Neglizhenca familjare është shkak që konfliktualiteti të qëndroj i hapur. Këto probleme duken qartë, që janë të shoqërisë në proces ndryshimi, por në mënyrë të rëndomtë i adresohen punës së dobët të mësuesve, ose edhe pa aftësisë së tyre. A kanë edukatorët kompetenca dhe mundësi për t`i zhdukur këto shfaqe? Për t`i zbutur, po. Por për t`i zhdukur jo. Mundësi për t`i zbutur këto dukuri i kanë njerëzit e përgatitur dhe që punojnë me përkushtim. Por a punohet gjithmon me përkushtim? Mësuesi tradicional sot do të grumbullonte aq shumë kontradikta rreth vetes sa që do të konfliktohej në fillim me nxënësit, pastaj me kolegët dhe në fund me autoritetet. Ndëshkimi sipas rregullores, i nxënësit që ka bërë shkelje, më parë përdorej si metodë që frenonte shpejt dukuritë negative. Sot kalon viti shkollor pa dhënë asnjë ndëshkim për nxënësit që thyejnë rregulloren e shkollës. Trajtimi më i zakonshëm është transferimi i nxënësit nga një shkollë në tjetrën, për të shmangur gjurmët e sjelljeve negative si: mungesa, kontradikta me shokët, ose sjellje jo të denja para mësuesve etj. Edukatorët sot kanë prioritet zgjidhjen e problemeve pa konflikte, ose me konflikte minimale, ndryshe nuk funksionon. Problemet e shumta që lindin dhe mbarten e kanë bërë mësuesin dhe gjithë personelin shkollor të matet me vlerat dhe performancën vetiake, të sigurojnë konsensus për sa më shumë çështje dhe problemi kur të zgjidhet, po u zgjidh. Sepse mësuesi e ndien veten shpesh të pafuqishëm për të zgjidhur të gjitha problemet. Mësuesi punon me njerëzit dhe është aq inteligjent sa të kuptoj , që kur në një shoqëri nuk zgjidhen si duhet problemet e mprehta sociale, ``Kush pyet për hallet e vogla të punës me fëmijët,,. Megjithatë sa do probleme të ketë patur shkolla dhe shoqëria, mësuesit nuk e kanë ndërprerë asnjë minutë punën. Të realizosh edukimin në arsim në një shoqëri të qetë është e vështirë, por në një shoqëri të shqetësuar (në tranzicion), patjetër do të ketë edhe dështime. Në këto 20 vjet nxënësit kanë parë dhe dëgjuar shpesh se si njerëz të grumbulluar, kanë detyruar të tërhiqen autoritetet dhe institucionet. Ndonjëherë edhe policia e ushtria. Kjo ka bërë që të shfaqen antivlera kolektive tek nxënësit. P.sh. lënia e mësimit e gjthë klasa bashkë. Duke u mbrojtur me shprehjen: ``Pse të gjithëve do të na dënojnë?,, Ngritja dhe zgjidhja e problemit gjendet zakonisht tek puna e dobët e mësuesit kujdestar. Prindërit zotohen t`i qëndrojnë më afër fëmijëve etj. Fakti që nuk gjenden udhëheqësit shpirtëror të grupit dhe që nuk dënohen sipas rregullores tregon rrënjët e thella të premisave të dukurive të tilla. Një pjesë e nxënësve vijnë nga familje me nivel të ulët arsimor. Në rastin më të mirë fëmijës vetëm i japin urdhër të mësoj, por nuk e ndihmojnë dot. Ka të tjerë që vijnë nga familje të cilat e sigurojnë jetesën mepunë jo të ligjshme, shpesh këta nuk kanë elemente të duhur të edukatës shkollore. Por kur ka nxënës me familjarë që ``për mungesë faktesh i liron drejtësia dhe policia,, është edhe më keq. Këtë kontigjent, sado në intersin më të mirë të fëmijës t`i trajtojë mësuesi, problemet e tyre nuk janë ato për të cilat mësuesit janë të përgatitur. Mikroambjentet e tyre në përgjithësi nuk kanë respekt për shkollën dhe mësuesin. Pra mësuesit i mbetet jo të punoj me ata, por të luftoj me ata dhe mentalitetin e tyre shoqëror. Përvoja tregon se një pjesë e mirë e prindërve vijnë rregullisht në shkollë, pyesin interesohen dhe dëgjojnë mësuesin, pastaj flasin për shqetësimet e tyre. Këta i kanë fënijët përgjithësisht në rregull dhe mbajnë përgjegjësi për frekuentimin dhe mbarëvajtjen e tyre në shkollë. Ka të tjerë që nuk vijnë rregullisht edhe kur vijnë nga kërkesa me insistim e shkollës, në vend që të dëgjojnë, flasin të parët. Në vend që të mbajnë përgjegjësi, kërkojnë llogari. Mësuesi e ka për detyrë t`i jap informacion të gjithë prindërve për njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e fëmijëve të tyre. Por tek ky kontigjenti i fundit nuk funksionon procesi. Mentaliteti i tyre i rëndomtë është: ``Ne ua kemi lënë juve. Ju e keni përgjegjësinë që mësojnë mirë apo keq, sillen mirë apo keq,,. Disa të tjerë vijnë vetëm në fund të vitit shkollor, para se të dalin rezultatet dhe kërkojnë me insistim që fëmija e tyre të kalojë pa merituar. I përdorin të gjitha format, nga presioni deri tek metodat korruptive. Një kohë të gjatë përgjatë tranzicionit mësuesia ka qenë ndër profesionet më pak të paguara, prandaj funksiononte lehtë zgjidhja e kontradiktave në shkollë, duke korruptuar mësuesin me favore të shumllojshme. Këto janë antivlera, të cilat e shfaqin veten në kontigjentin e nxënësve që dalin nga shkolla me mangësi në njohuritë dhe qëndrimet e tyre. Edhe në këtë rast janë problemet e shoqërisë që shfaqen në arsim, prandaj mësuesi i përkushtuar vetëm mund t`i zbut ato, por nuk mund t`i zhduk dot. Sikur të mos mjaftojnë këto premisa, edukimi mediatik që marrin fëmijët është një faktor tjetër i cili favorizon elemente të dhunës ndër fëmijë. Si rezultat i konkurencës për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve të moshës shkollore, shumë produkte mediatike e vendosin dhunën në qendër të procesit. Kështu fëmijët mësojnë zgjidhje ``interesante,, të problemeve të personazheve, me dhunë. Personazhe që janë nën peshën e ndjesive emocionale të forta. Edhe në vende të përparuara nga ana shoqërore dhe me legjislacion të përshtatur mirë, ndodhin ngjarje të rënda në moshat shkollore. Kjo tregon se një nga arsyet e ngjarjeve antisociale është ``spontaniteti,, i lartë, që është bazë në sjelljet e moshës së tyre. Pra Këto premisa të fundit tregojnë se sa i rëndësishëm është qëndrimi aktiv dhe më i motivuar, me pritshmëri të qarta i të rriturve ndaj të vegjëlve. Sa herë në referat është folur për dhunë të prinërve, ose mësuesve ndaj fëmijëve, nuk janë përshkruar arsyet e dhunës. Po të ishin përshkruar patjetër do të dilnin tek njeri nga kufizimet e mëposhtëme: ``Shmangie nga detyrimet familjare,, ``Neglizhim i detyrave shkollore,, ``Cënimi i të drejtave dhe reputacionit të të tjerëve,, ``Cënimi i sigurisë dhe moralit publik,, A do të zgjidhen më lehtë këto probleme duke mbledhur fakte, për t`i denoncuar këta fëmijë në organet përkatëse? Me ligj është e pranueshme zgjidhja e problemit pa kaluar në organet e specializuara të drejtësisë. Po me cilat forma? Sjelljet imponuese të prindit apo të edukatorëve, janë një zgjidhje e shpejtë që zakonisht funksionion. Por ka raste që këto sjellje degjenerojnë në dhunë ekstreme reciproke, sidomos në fazat e rritura të fëmijërisë. Vetë gjyqësia që bëjnë individë të veçantë të kësaj moshe, është tregues se kjo mënyrë trajtimi duhet eleminuar. Ne jemi një vend që jetojmë 70 vjet të lirë, kështu që dhuna tek fëmijët dhe mosplotësimi i të drejtave të tyre është simbolik, në krahasim me vendet që përjetojnë luftën. Nuk ka vend në botë që nuk realizon dënime të antarëve të shoqërisë, por duke qenë se jemi në paqe, dënimet janë më të pakta, sepse nuk funksionojnë ekzekutimet pa pjesmarrjen e organeve të drejtësisë. Kështu edhe fëmijët rriten në një situatë shoqërore më të qetë. Arsimi shtetëror tek ne është rreth 100 vjeçar. Po ashtu edhe format e kultivuara të edukimit janë relativisht të reja. Ka vende që kanë arsim të pandërprerë për disa shekuj, pra dhe praktikë më të qëndrueshme në format e kultivuara të edukimit të brezit të ri. Tek kjo përvojë ne duhet të mbështetemi. Në literaturën e sotme shprehja më e realizuar për fëmijët është: `` Në çdo zgjidhje interesat e nxënësit të jenë parësore,,. Kështu mendojnë se realizohet më mirë mbrojtja e nxënësit nga veprimet, por edhe nga neglizhimet, që mund t`u shkaktojnë diskriminim. Por në praktikë shpesh teprohet duke përdorur shprehjen: ``Nxënësi ka gjithmon të drejtë,,. Kjo shprehje përdoret zakonisht nga drejtues në arsim që duan të shfaqen si novator. Një njeri që vjen në shkollë për të mësuar dhe për t`u edukuar, patjetër që këto cilësi i ka në nivel të ulët. Pra pa këto cilësi rritet mundësia që të mos kesh gjithmon të drejtë gjatë veprimtarive shkollore. Përdorimi i kë tyre shprehjeve e minon punën e mësuesit, për të rritur cilësinë e përvetësimit të programit mësimor edukativ nga nxënësit. Ky pozicion i vështirë e ekspozon mësuesin si pjesë të problemit dhe jo si pjesë aktive e zgjidhjes. Pra thënë shqip dëmtojnë punën drejtuese të mësuesit në shkollë, por nuk harrojnë që të kërkojnë llogari si përgjegjës kryesorë në mbarvajtjen e punëve në arsim. Kualifikimi i vazhdueshëm i mësuesve ka shumë arsye, por një ndër më kryesoret është të aftësohen që të mbrojnë me profesionalizëm punën e tyre. Nuk është në interes të fëmijëve që t`u plotësohet çdo tekë e tyre. Në interesin më të mirë të tyre është, të mësojnë të kërkojnë të drejtat e tyre kur realizojnë vazhdimisht detyrat ndaj familjes dhe shoqërisë. Kjo është tepër e rëndësishme kur bëhet fjalë jo për një numër të kufizuar njerëzish por për ca më shumë se 30% të shoqërisë. Një shkak tjetër i rëndësishëm është se gjatë plotësimit të regjistrit të notave nga mësuesit sigurohet fryma e të qenit në rregull me shtetin për paraqitjen e realitetit të gjendjes së klasës. Ndërsa kur vjen puna për mbylljen e shkollës dhe nxjerrjen e rezultateve dominon një frymëtjetër. Kjo mund të përmblidhet në tendencën e drejtuesve dhe mësuesve për të pakësuar problemet sociale. Për të rregulluar pozicionin e shkollës në varësi të presionit të komunitetit të prindërve, ose ndonjëherë edhepër motive më të dobëta. Këto dukuri dëmtojnë motivimin e nxënësve që punojnë me ndjenjë përgjegjësie gjatë gjithë vitit. Krijojnë paragjykime për profesionalizmin e mësuesve nga pjesa e shëndoshë e komunitetit dhe është premisë për distancimin e prindërve nga pjesmarrja në hallet dhe shqetësimet e institucionit shkollor. Opinionin e kësaj shoqërie e merr edhe nxënësi. Të punosh me nxënës është e vështirë, por të punosh me nxënës dyshues është më tepër se e lodhëshme. Ja premisat për indisiplinim në mjediset shkollore. Drejtuesi profesionist me vizion të qartë dhe që punon në interes të shkollës, krijon pritëshmëri të këtyre premisave. Ndërton veprime parandaluese që të ndërthuren me transparencë në interes të institucionit. Pra pozicionohet në mënyrë aktive në rritjen e besueshmërisë së shoqërisë, se shkolla udhëheq tendencat pozitive të komunitetit. Rregullorja e brendëshme e shkollës duhet të përshtatet me dy elementë kryesorë: 1- Të jetë e realizueshme. 2- Të mos bjerë ndesh me ligjet në fuqi. Përpilimi dhe afishimi i saj praktikohet në shkolla dhe patjetër që realizon aftësi njohëse. Por sensibilizimi i opinionit të nxënësve dhe prindërve, pikërisht kur ka ngjarje antisociale, realizon qëndrueshmëri emocionale tek nxënësit dhe rritje të vetëdijes për përgjegjësi tek mësuesit. Përpilimi me shprehje të reja dhe çështje të tjera,të cilat nuk ishin përfshirë më parë, e bën të monitorueshëm efektin e kësaj rregulloreje. Kjo bënë që rregullat të mos kthehen në dogma pa vlerë. Kështu parashikon se shpesh herë persona neglizhent të punësuar në arsim kërkojnë të transferojnë gabimet e tyre dhe t`ia adresojnë ato dikujt tjetër, ose kur prindi bëhet palë me nxënësin edhe në mosrealizimet apo indiferencën etij. Në rregullore parashikohen edhe masa disiplinore për sjellje flagrante të nxënësve. Por nuk është ky qëllimi kryesor i kësaj rregulloreje. Detyra e parë që duhet tëplotësoj kjo rregollore është rritja e vetëdijes personale të nxënësit për detyrat që duhet të zbatoj dhe të drejtat që arrin të gëzoj në shkollë. Praktikisht kur rregullorja nuk përfshin si duhet problemet e reja të shkollës ndodh ajo që ngjarjet e papërshtatëshme sa vjen bëhen më të shumta dhe me kontrast gjithmon e më të madh. Rrugët e zgjidhjes së problemeve të edukimit ``të drejtë por të dhunshëm,, janë të shumta, por të gjitha duhet ti përshkoj përsosja e legjislacionit. Në këtë mënyrë krijohen kushte që arsimtarët, prindërit dhe të gjithë aktorët e komunitetit që marrin pjesë në edukimin e brezit të ri, të marrin përgjegjshmërinë e pozicionit aktiv në pritshmëritë e tyre. Kjo edukatë tipike e dhunëshme është ngulitur tek shqiptarët brez pas brezi. Shprehja: `` Godit disa, se të tjerët marrin vesh vetë,, është karakteristikë e kësaj edukate. Kjo është mënyra e të mësuarit duke pësuar. Ndërsa veprimtaritë që bëjnë përpjekje, për të planifikuar aktivitetin e fëmijëve, ose të paktën ``planifikimet,, e vet fëmijëve të zhvillohen nën vëmendjen e të rriturve, janë karakteristikë e pritshmërive aktive në bashkëveprim me fëmijët. Forca argumentuese e edukatorëve duhet të shoqëroj çdo shfaqje të dukurive konfliktuale, që mund të shfaqen. Bindja dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve, se liria e tyre mbaron aty ku fillon liria e të tjerëve, duhet të jetë jo vetëm detyrë, por mbi të gjitha detyrim. Dhuna midis vet fëmijëve zakonisht tregon sjellje dominuese të grupit, ose të individit. Dominimi është mentalitet antisocial, ai lidhet me egoizmin. Bashkëjetesa dhe mirëkuptimi zakonisht lidhen me sjelljen altruiste. Brezi i ri nuk duhet të mësohet me sjellje që kanë filozofinë të pësosh, pa të mësosh, por të mësosh nga përvojat e të tjerëve. Edukatorët me përvojë sillen në atë mënyrë që fëmija të kuptojë, se një sjellje dhe një qëndrim i caktuar ka gjithmonë rëndësi shoqërore. Mësuesi paguhet si rrogëtar për të zgjeruar dhe përmirësuar vizionin e brezit të ri, për të zgjidhur sjelljet konfliktuale dhe të rrënjos tek ai qëndrime tolerante e mirkuptim shoqëror. Por edhe qëndrimi i tij qytetar duhet të jetë shtysë për ndërgjegjësim dhe marrje të përgjegjshmërisë, se njohuritë dhe mendimet e brezit të ri sot, nesër do të bëhen qëndrime dhe veprime. Sa më i lartë të jetë statusi i mësuesit në shoqëri, aq më e lartë është mundësia e zgjidhjes së problemeve në arsim. Praktikat që i kërkojnë llogari mësuesit për probleme që i kalojnë kompetencat e tij, e konsumojnë mësuesin dhe e detyrojnë të përpunoj rutinën e tij të përditëshme pa optimizmin që duhet ta karakterizoj. Në jetë fëmijës së shkollës i takon të ndeshet me shumë dukuri shoqërore. Disa prej tyre janë të kundër ligjëshme. Megjithatë pjesën e dukshme të tyre e kanë aq të lustruar, sa që fëmija nuk e kupton që në fillim hendekun midis saj dhe edukimit që merr në shkollë. Naiviteti i tij, ose veset që mund ta shoqërojnë, janë premisa që ai të gllabërohet nga këto veprimtari. Ngadalë ai fillon të realizoj braktisje të edukimit që ka marrë. Performanca e tij gjatë kësaj kohe mund të jetë e ndryshme,por gjithmonë ka produkte konfliktuale me shkollën dhe familjen. Në shoqërinë tonë me procese të mëdha ndryshimi kjo mundësi është më e madhe. Trajtimi me dogma të moralit të këtyre fëmijëve nuk është e mjaftueshme, për të mos ndodhur një ngjarje e tillë. Trajtimi me dhunë psikologjike, ose fizike ka shumë mundësi të bëj të kundërtën. Por tërheqja në veprimtari të dobishme dhe vëmendja maksimale ndaj prirjeve dhe interesave të tij bën të mundur shmangjen e premisave konfliktuale në shkollë dhe në familje. Përderisa dhuna përdoret në edukim d.m.th. se ka shprehjet e saj moralizuese. Por cili është pozicioni i këtij morali kur si rezultat i dhunës fëmija gjakoset? Po kur largohet nga ambjenti familjar dhe jeta e tij ndërthuret me elemente negative shoqërore? Po kur kalon në ekstrem dhe fëmija kalon në vetëvrasje? Atëhere mbetet faji tek ushtruesi i dhunës që duhet të ishte treguar më i kujdesshëm. Pra morali që përkrah përdorimin e dhunës në edukim është më tepër një opinion i pa qëndrueshëm, se sa një arsyetim me fakte që duhet pranuar. Ky moral e ka bazën tek vëmendja e pakët e të rriturve ndaj fëmijëve. Shprehja`` bëni si keni bërë,, nuk është zgjidhje. Por shprehja ``Ktheni kokën dhe t`i shikoni në sy fëmijët,, i ndihmon ata që të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve familjare dhe të bëhen mbështetës të një shoqërie të shëndetëshme. Kështu është e rëndësishme që shoqëria shqiptare të siguroj një ndërgjegjësim në rritje të prirjeve pozitive, në mënyrë që të përsoset performanca kulturore dhe të ndërveprojë sa më denjësisht me civilizimin botëror bashkëkohor.
Posted February 23, 2014 at 6:13 AM -
CILESIA KERKON STANDARDE NE VLERESIM www.webs.comLLAZAR SYZIU (Konteksti shqiptar i vlerësimit) Standardet në kontrollin e njohurive janë të paraprira nga standardet në mësimdhënie. Por, që të funksionoj zinxhiri i dijeve, kërkon standarde edhe në vlerësim. Vlerësimi i peshuar nga këndvështrime të shumta krijon mundësi objektive për zhvillim dhe performancë individuale të nxënësve. Tendencat për të arritur standarde në këtë proces janë mbështetje për një mësimdhënie që zbut konfliktet dhe sheshon kontradiktat. Notën mësuesit nuk e matin dot me "peshore farmacie", por vlerësimet në kohë dhe momente të ndryshme plotësojnë kuadrin e përafërt të gjendjes së njohurive dhe aftësive që zotëron nxënësi. Edhe nxënësi nuk ka gjithmonë motivimin dhe vullnetin e duhur , si rezultat dhe arritjet e tij kanë luhatje. Vlerësimi tek nxënësi është mirë të mos jetë i "çastit" sepse kështu do të merrej një diapazon notash që nuk tregojnë gjithmonë realitetin. Shpesh herë nota përdoret për motivimin e nxënësit për punë dhe kjo është pozitive. Përveç nje dokumenti të shtypur me makinë shkrimi, që tregonte se si do të kalohej nga sistemi i vlerësimit me "pesë" nota në atë me "dhjetë" nota, nuk më ka rënë rasti të shoh kritere të sakta për vlerësimin e nxënësve. Kjo duhet të ketë arsyet e veta. Nota maksimale në nivele të ndryshme shkollimi, gjathashtu edhe në lëndë të ndryshme duhet të ketë kritere që luhaten shumë. Mirpo kjo ka bërë që shpesh mësuesit i vendosin dhjetë nxënësit më "të mirë" të klasës dhe të tjerët sa vjen sipas aftësive dhe njohurive vlerësohen me notat në vazhdim. Ose ndodh edhe e kundërta që mësuesi i mat nxënësit me veten dhe notën dhjetë nuk e lëshon lehtë. Një mësues me përvojë në arsim dhe mbi të gjitha që ka vlerësuar nxënës të niveleve të ndryshme ka më tepër mundësi të vendosi një notë reale dhe të pranueshme.Të gjitha këto e bëjnë notën tepër subjektive dhe procesin e vendosjes së saj shumë të përfolur.Edhe kur testet bëhen me vlerësime me pikë, domethënë testi quhet objektiv, përsëri varet shumë nga ajo se kush e ka përpiluar atë test dhe ku e ka vendosur pragun e njohurive. Megjithatë këtu janë formuluar disa kritere që aplikoj për nxënësit e shkollës së mesme në lëndët e shkencave natyrore. Mbase kam realizuar kritere sa më të pranueshme nga të gjith ata që në një mënyrë , ose në një tjetër janë të lidhur me arsimimin e brezit të ri. Nxënësit dhe treguesit e tyre kur marrin një notë të caktuar. 1. Nxënësi që merr notën �??dhjetë�?? duhet të shprehet shumë mirë me gojë , me fjali të plota , me rrjedhshmëri logjike. Kur është përgjigje me shkrim duhet të shkruajë bukur dhe pa gabime. Duhet të realizoj përgjigje konkrete në formën më të lartë të arsyetimit si p.sh krahason, analizon, bën sintezën dhe ajo që është më e rëndësishme ilustron me shembuj jashtë librit. Kurdoherë të ketë pavarësi mendimesh nga shokët , libri etj. Diskuton me bindje të plotë dhe është i sigurt në vetëvlerësim. Zotëron aftësi sipërmarrëse dhe e luan mirë rolin e liderit në grup. 2. Nxënësi që merr notën �??nëntë�?? e ka kuptuar dukurinë apo temën mësimore por kur shprehet lë mangësi. Natyra e këtyre mangësive është i nivelit të tillë që po të bësh pyetje ndihmëse ai të përgjigjet me korrektësi. Me shkrim dhe me gojë shprehet qartë, por vërehen gabime �??Shpejtësie�??.Shpesh në këtë nivel vlerësimi vërehen shprehje karakteristike të librit gjë që tregon për kujtesë vizive. Pra vërehet që qartësia e të menduarit nuk ka rrjedhshmërinë e duhur. Ilustron mendimet me shembujt e librit. Shkallën e aplikimit të njohurive e ka të nivelit të lartë. Bisedon dhe diskuton qartë. Orjentohet drejtë në punën me grupe. 3.Nxënësi që merr notën �??tetë�?? e ka kuptuar mësimin, por gjatë shpjegimit të tij shprehet me mangësi në përdorimin ë terminologjisë specifike për lëndën. Kur shkruan bën gabime ortografike dhe mendimet zakonisht e prishin rrjedhën logjike. Orjentohet në mënyrë të mirë gjatë pyetjeve ndihmëse . Ka varësi të plotë nga njohuritë e tekstit ku ka lexuar . Ndërton dhe aplikon mirë dijet. Shprehitë në zgjidhjen e ushtrimeve zakonisht i kanë të plota. Shumë njohuri i kanë shabllon dhe shoqërohen me kujtesë të dyshimtë. Aplikon me korrektësi aftësitë sipërmarrëse. 4.Nxënësi që merr notën �??shtatë�?? e ka kuptuar rrjedhën e dukurisë shoqërore apo natyrore. Por zakonisht nuk jep një përgjigje të plotë. Elementët njohës i ka të plotë si p.sh. perifrazon, përshkruan, ritregon etj. Ka vështirësi që duken pak gjatë aplikimit, por sa vijnë dhe bëhen të qarta kur kërkohet analizë dhe deduksion. Vërehen mangësi në ndërtimin e fjalive me shkrim. Nuk orjentohet në 25% të pyetjeve ndihmëse. Deri në këtë nivel nuk kuptohet që nxënësi të mos bëjë detyrat e udhëhequra , të pavarura ose të ketë mangësi në mjete mësimore. Zakonisht të gjitha qëndrimet tregojnë për punë të pakët të pavarur dhe mungesë vullneti. Përpjekjet për ilustrimin e njohurive me shembuj shpesh herë dështojnë. Merr pjesë aktive në veprimtaritë sipërmarrëse 5.Nxënësi që merr notën �??gjashtë�??. Ka kuptuar pjesë të çështjes mësimore ose të dukurive. Nuk arrin të shprehet qartë edhe në nivelet e ulëta të njohjes. Pothuajse i mungon puna e pavarur në shtëpi, por falë vëmendjes herë pas here krijon lidhje logjike, që lejojnë të ketë aftësitë e nevojshme për të hyrë në bisedë. Në diskutim nuk merr pjesë, por edhe kur shprehet është kontradiktor në pritshmëri. Shkruan me gabime dhe ndërton fjali jo të plota drejtshkrimore. Orjentohet në pyetjet ndihmëse , por me fjali mjaftë të shkurtra, ose vetëm me pohime dhe mohime. Ka frymën e bashkëpunimit në grup. 6.Nxënësi që merr notën �??pesë�?? .Kalon sepse ka motivimin e mjaftueshëm për të realizuar prezantimin e dijeve, por ka vështirësi të shprehet pa e coptëzuar dukurinë ose çështjen në disa elemente më të thjeshtë. Mund të pohojë dhe mohojë saktë, por nuk formulon dot fjali kuptimore për temën, që të ballafaqohet në bisedë ose në diskutim. Me pyetje ndihmëse ai realizon aftësi në nivel njohje dhe aplikimi. Zbaton mirë rolin e ndihmës në punën në grup. 7.Nxënësi që merr notën �??katër�?? ( d.m.th. notë negative ) nuk e ka kuptuar dukurinë apo çështjen mësimore . Ka tendenca për të shprehur me gojë, por në përgjithësi janë fjali që nuk prekin thelbin e dukurisë. Me shkrim shkruan keq dhe me gabime. Ka mangësi të theksuara në punë të pavarur dhe në punë të udhëhequr. Përballë pyetjeve ndihmëse nxënësi mund të orjentohet përkohësisht. Nuk përdor frazeologjinë përkatëse në ndërtimin e fjalive. Kërkesat për tu përgjigjur një pyetje të caktuar zakonisht marrin përgjigjen �??nuk e di�??. Nuk arrinë të siguroj qasje ndaj veprimeve të grupit dhe nuk orjentohet drejt në procese sipërmarrëse. Ka edhe nxënës që nuk marrin dot as katër, sepse njohuritë e tyre i kanë difektet serioze që në klasat e mëparshme. Ka të tillë, që kur lexojnë, ndalojnë në mes të fjalës, pa le pastaj që për intonacion tek presja , pika, apo pikëpyetja nuk bëhet fjalë fare. Shkruajnë në atë mënyrë sa edhe vetë nuk e kuptojnë dot. Një arsyetim i thjeshtë tregon, se këta nxënës nuk janë në gjendje të nxjerrin dot informacion nga libri. Megjithatë nota me të cilën këta vlerësohen është përsëri �??katër�??. Puna me këta nxënës duhet të jetë e diferencuar. Shpesh herë tek nxënësit këto cilësi mund të jenë dominuese në mënyrë shpërpjestimore në njërin drejtim, ose në tjetrin. Ky është tregues i mungesës së një edukate të punës sistematike dhe spontanitet në proceset edukuese. Të përdorurit e vendosjes së notës si proces përfundimtar i procesit të edukimit shpesh herë krijon opinione të paqëndrueshme dhe të dëmshme për nxënësit.Gjatë vlerësimit të ngjarjeve të reja të prezantuara nga nxënësi është mirë që opinionet e mëparëshme të përmirësohen me opinionet aktuale dhe jo e kundërta. Kjo mënyrë e vendosjes së notës do të ishte progresive, e qëndrueshme dhe do të ndihmonte zhvillimin e procesit edukues pa kontradikta të mëdha. . Kam mendimin se sa më tepër përvojë të ketë mësuesi me brezat e niveleve të ndryshëm, aq më objektiv dhe real do të ishte vlerësimi, gjithmonë kjo, kur nuk bëhet fjalë për konflikte ndërvarësie dhe interesi të ndërsjelltë. Të mos harrojmë se ai numër që quhet notë është reklama e ``produktit shkollor,,. Dihet mirë roli i reklamës në aktivitetin e tregut. Pra tregu i punës është mirë të mos zhgënjehet nga reklama për dijet shkollore që kanë përfituar nxënësit. Vlerësimi i pavëmendëshëm , do të ishte jo cilësor. Kjo do të ishte tregues i mësuesit që nuk e ka mbaruar detyrën ndaj nxënësit dhe i një shkolle që duhet të plotësoj më mirë kërkesat e shoqërisë ndaj saj
Posted February 23, 2014 at 6:15 AM -
desktop Posted June 17, 2015 at 2:50 PM
-